26.6 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Britania dëbon për herë të tretë brenda 2 viteve shqiptarin që trafikonte qenie njerëzore

Një trafikant qeniesh njerëzore nga Shqipëria është përzënë për herë të tretë nga Britania e Madhe. Kjo është hera e tretë brenda 2 viteve që ky shtetas do të deportohet për në Shqipëri.

Hazir Lala, u ndalua nga oficerët e NCA-së mbrëmjen e së premtes në Walthamstow. Ai u u mbajt në paraburgim dhe iu dorëzua Zyrës së Imigracionit për dëbim, ndërsa data e deportimit nuk është caktuar ende.

Lala rezulton një person me disa precedentë të mëparshëm penalë. Në prill të vitit 2016 ai u ndalua nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ai po udhëtonte i pasiguruar dhe me dokumente false asokohe, ndërsa iu pezullua leja e drejtimit për 15 muaj.

Ai u arrestua sërish në Britaninë e Madhe më 4 shtator 2016 për trafikim të paligjshëm klandestinësh dhe u ekstradua drejt Belgjikës ku u dënua për veprat penale “trafik klandestinësh” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

39-vjeçari u dënua me pesë vjet burg, por dënimi i tij u pezullua. Ai u urdhërua të paguajë gjithashtu një gjobë prej 102,000 eurosh.

Lala u rikthye sërish në Britaninë e Madhe por u dëbua për herë të dytë sipas Aktit të Emigracionit. Urdhri i dëbimit u nënshkrua më 7 prill 2020 dhe ai u deportua në Shqipëri më 19 gusht 2020.

Por mesa duket 39-vjeçari nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga “Toka e Premtuar”, duke u rikthyer për herë të dytë në Britaninë e Madhe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë, kalojnë natën në bulevard

0
Një grup i vogël protestuesish kanë vijuar qëndresën e tyre përpara godinës së Kryeministrisë, duke e kaluar natën në bulevard. Të ulur në karrige...

“Pakënaqësia nuk justifikon gjuhën e urrejtjes”/ Evis Kushi apel qytetarëve pas deklaratave të Ramës...

0
Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, ka reaguar në lidhje me klimën e debatit publik që ka shoqëruar protestat e fundit në vend, duke...

“Po ti për llogari të kujt je futur në protestë, se vendi yt është...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen në Tiranë, kësaj radhe duke komentuar një debat në rrjetet sociale...

“Sot i ka marrë koka erë të shpëtojë Shqipërinë”/ Deputetja e PS sulmon Dritan...

0
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të një dokumenti që, sipas tij, tregon se Dritan Goxhaj...

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot/ Përplasja e kamionit me makinën i merr jetën shoferit kosovar,...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë–Milot, ku përplasja mes një kamioni dhe një automjeti...