5.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Bruno Mars shokon në ndarjen e çmimeve “Grammy”,jo vetem të famshmit ndizen dhe rrjetet sociale

Këngëtari i njohur, Bruno Mars ka shokuar jo vetëm të famshmit që ndodheshin në ndarjen e çmimeve “Grammy”, por edhe ndjekësit e këtij eventi madhështor.

Bruno Mars – teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin si “Rekordi i Vitit” – ai doli përballë audiencës dhe çuditërisht, vendosi një cigare në gojë.

Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë veprim të këngëtarit, ku ka edhe nga ata që e cilësojnë veprimin e tij më tronditës sesa shuplaka e Will Smith ndaj komedianit të njohur, Chris Rock.

Një person shkroi në Twitter:

“Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenën e Grammy në mes të dorëzimit të një çmimi, a mund të flasim pak për këtë sesa Will Smith tani?”

Ndërsa dikush tjetër shkroi:

“Muzikë e shkëlqyer, por Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenë? Një koncert që unë nuk do të shkoj kurrë’’.

Rikujtojmë se Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri një shaka me flokët e bashkëshortes së Will.

Will më pas i kërkoi falje Rock -ut përmes “Instagram”-it të hënën, duke thënë: “Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht.

Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, 20 plumba drejt berberhanës,policia heton rrethanat e...

0
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me plagosjen e Sokol Dacit, e ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 1 shkurt, në fshatin Rrilë të Lezhës. Sipas...

Të shtëna me armë në Los Angeles Jugor, një i vdekur dhe një i...

0
Një burrë humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pas një incidenti me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Los...

Ndryshime të vogla për një shëndet më të mirë gjatë vitit

0
Shëndeti dhe mirëqenia e përgjithshme duhet të jenë prioriteti kryesor. Ekspertët theksojnë se adoptimi i zakoneve të reja funksionon më mirë kur bëhet gradualisht,...

Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste pas përfshirjes në dosjet Epstein

0
Lord Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste, duke deklaruar se nuk dëshiron të shkaktojë më tej turp për partinë për shkak të lidhjeve...

Horoskopi ditor, e Hënë, 2 Shkurt 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon qetësi dhe durim. Mos u nxitoni në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Stabilitet dhe siguri. Një çështje praktike merr drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi...