19.8 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Ekstradobet nga Italia i dyshuar se kishte vrarë vëllezrit vlonjatë, lihet i lirë nga Gjykata e Vlorës

Vetëm pak ditë pasi u ekstradua nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon, ngjarje e ndodhur në vitin 1998, 47-vjeçari Gerti Selimaj është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës.

Në datën 28 mars, gjyqtarja Vjola Canaj, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, duke shuar masën ‘arrest me burg’. Me këtë vendim, gjyqtarja ka liruar nga burgu 47-vjeçarin.

“Lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, gjykata çmon se me aktet e ndodhura në dosjen hetimore, del se masa e sigurimit për këtë të dyshuar, është jo ajo e kërkuar nga prokuroria, pra arrest në burg, por ajo e arrestit në shtëpi parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedures Penale, për shkak se ekzistojnë kushtet dhe kriteret”, thuhet në arsyetimin e gjyqtares.

Ky vendim i gjyqtares ka sjellë edhe reagimin e familjarëve të viktimave të cilët kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit, vendimin e gjyqtares, të cilin e kanë quajtur të paarsyetuar. Sipas tyre, gjyqtarja ka liruar një të dyshuar për vrasje me paramendim. Ato shtojnë se vendimmarrja e gjyqtares mund të ketë të bëjë me ndonjë aferë korruptive dhe me vendim abuziv.

Në këto kushte, familjarët kërkojnë që të verifikohet ankesa e tyre dhe të merren masat e nevojshme kundër gjyqtares.

‘Si mund të lihet i lirë një vrasës që ka kryer vrasje të dyfishtë. Kemi 20 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg” tha për mediat djali i Elmaz Hashos, Xhuliano.

“Unë jam gruaja e Beqir Hashos. Besoja tke drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i kërkova që të zbardhet çështja. Mos na vrisni për herë të dytë”, tha gruaja e Beqir Hashos, Mimoza Hasho.

Një muaj më parë, Selimaj u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Selimaj u arrestua më 12 mars në Itali, ku u kap në një apartament në zonën e Martina Franca për llogari të drejtësisë shqiptare, 23 vite pas vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon. Më pas u ekstradua në vendin tonë.

Si ndodhi ngjarja? Një i afërm i Gerti Selimajt atëherë mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Dy vëllezërit Hasho, Beqir dhe Elmaz Hasho, e dërguan në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten edhe sot enigmatike. I afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj iu kërkoi llogari vëllezërve mbi një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Mes tyre ndodhi edhe një përplasje në spital, konflikt i cili pak ditë më vonë, agravoi me vrasjen e 2 vëllezërve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...