16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Budallëku është sëmundje ngjitëse, iu shoqëron brez pas brezi!, Rama i drejtohet PD në Kuvend

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme në seancën plenare duke u tallur me Partinë Demokratike për të cilën tha se i ka shpallur luftë Amerikës (duke iu referuar peticionit të ngritur online kundër ambasadores amerikane Yuri Kim).

Kreu i qeverisë gjithashtu ka replikuar me deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spahon ndaj të cilit nuk kurseu kritikat dhe fyerjet. Rama tha se brenda në PD po qarkullon “sëmundja” e budallëkut, ndërsa Spaho iu përgjigj duke i thënë se është kryeministër i çmendur me kartelë.

“Kjo është një temë interesante për të rikthyer në sytë e publikut dallimin si nata me ditën mes jush që s’dini çfarë flisni dhe nesh që dimë çfarë bëjmë. Dhe dua të kujtoj si fillim që sot e gjithë ditën ka një subjekt fizik për Butrintin si pronë familjare me pronën të njohur nga ju, i keni njohur pronën në teatrin antik një subjekti fizik, keni pranuar se në Shqipëri sot jeto stër-stër-stër nipi i cili në pronën e tyre ndërtuan dhe këta jeni ju. Budallëku në familjen tuaj është ngjitëse. E keni në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallëkun brez pa brezi dhe ta vazhdoni të gjithë mbi të marrjen e njerëzve për budallenj dhe prandaj jeni katandisur kështu dhe do të katandiseni më keq. Ndahuni me pjesë sa të doni, ju jeni si ajo pjesa e ndarë në 4-5 pjesë , jeni njësoj dhe vini flisni këtu për vlerat e trashëgimnisë kulturore, ju që jeni kërcënimi më i madh i shoqërisë tonë, ju që jeni shembulli më i keq dhe kërkon ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonit me Amerikën”, u shpreh fillimisht Rama.

Kryeministri debaton me Edmond Spahon:
Rama: “Profesor mos bërtit! Kot nuk ta përmenda emrin se dua që të vish këtu dhe të replikash me mua, nuk e prisja që të merrje famurin e luftës kundra Amerikës. Degradimi juaj është se budallëku është sëmundje ngjitëse, është vetëm çështje kohe budalliku juaj. Profesor pres që të vish të bësh replikë, është sëmundje ngjitëse dhe është kaq evidente dhe kur përplaseni me njëri-tjetrin jeni njësoj”

Edmond Spaho: Jeni një i çmendur me kartelë!

Rama: “Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar me kohë, përdorni të njëjta argumente dhe të njëjta fjalë thoni sepse jeni infektuar nga sëmundja e budallëkut”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...