27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Burrel/Gjende lëndë plasëse artizanale e paaktivizuar policia ndërmerr masa sigurie

Një sasi e paaktivizuar lënde plasëse artizanale është gjetur sot në qytetin e Burrelit. Sipas njoftimit të policisë vendore, lënda e dyshuar për plasëse është gjetur në lulishten e lagjes “Pjetër Budi”, ku një pako e vogël është konstatuar nga autoritetet. Ajo është dyshuar të përmbante një lëndë plasëse artizanale, e cila ende nuk ishte aktivizuar.

Për të siguruar mjedisin dhe për të parandaluar ndonjë incident, shërbimet e specializuara xheniere kanë nisur verifikimin dhe do të heqin lëndën plasëse për shpërthim të kontrolluar. Për këtë arsye, është krijuar një perimetër sigurie në zonë.

“Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj”, thuhet në njoftim.Një perimetër sigurie është krijuar me qëllim marrjen e lëndës plasëse dhe shpërthimit të kontrolluar të saj, për të shmangur ndonjë incident.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Fillimisht u njoftua në disa media se alarmi për bombë ishte dhënë në Burgun e Burrelit, por vetë institucioni doli publikisht me një reagim, ku sqaroi se nuk ishte e vërtetë.

“Në lidhje me lajmet që po qarkullojnë në media për një alarm për bombë në Burgun e Burrelit, ju informojmë se ky lajm nuk është i vërtetë. Pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Burrel nuk ka pasur asnjë alarm të tillë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Burgjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...