9.5 C
Tiranë
Wednesday, January 7, 2026
spot_img

Bylykbashi për Reformën Zgjedhore: “Libri i Zi” dëshmon farsën dhe përfshirjen e krimit në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore, të cilën opozita e konsideron të “ngrirë”, si dhe për dokumentin e njohur si “Libri i Zi i zgjedhjeve”.

Sipas Bylykbashit, ky dokument përfaqëson një përmbledhje të detajuar të shkeljeve të rënda të procesit zgjedhor dhe funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ai theksoi se materiali përmban fakte dhe prova të dokumentuara, të cilat, sipas tij, konfirmohen edhe nga raportet e ODIHR-it, duke përfshirë manipulimin e zgjedhjeve, frikësimin e votuesve dhe përfshirjen e krimit të organizuar në procesin elektoral.

“Ditët e fundit të dhjetorit paraqitëm atë që e kemi quajtur rëndom ‘Libri i Zi i zgjedhjeve’. Për farsën zgjedhore, por me të drejtë kryetari i PD e quajti ‘enciklopedia e krimit shtetëror’”, deklaroi Bylykbashi.

Ai shtoi se dokumenti nuk flet vetëm për krim zgjedhor, por për një panoramë më të gjerë të shkeljeve sistematike të shtetit të së drejtës. “Aty gjen të gjitha gjërat që ne kemi thënë më përpara, të vërtetuara. Ka prova që janë edhe në raportin e ODIHR-it, të përmbledhura, por të gjitha janë aty”, u shpreh deputeti demokrat.

Bylykbashi akuzoi qeverinë për një model qeverisjeje të bazuar në korrupsion dhe krim të organizuar, të ndërthurura me njëra-tjetrën. Sipas tij, kjo ka çuar në prishjen e ndarjes mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar. “I kemi të gjithë bashkë, në një organizim maksimal për të garantuar ose blerjen e votës, ose largimin e qytetarëve nga votimi”, tha ai.

Duke iu referuar raportimeve ndërkombëtare, deputeti theksoi se ODIHR ka evidentuar edhe frikësimin e zgjedhësve, ndërsa sipas tij, krimi i organizuar është përfshirë në mënyrë metodike në procesin zgjedhor. “Këtij mekanizmi nuk i reziston dot ligji, sado i mirë të jetë”, nënvizoi Bylykbashi, duke shtuar se situata përkeqësohet edhe më shumë kur, sipas tij, vetë kryeministri zhvlerëson Kodin Zgjedhor.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur debati mbi Reformën Zgjedhore mbetet i hapur dhe i tensionuar, ndërsa opozita vijon të kërkojë ndryshime thelbësore për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Blue Ivy Carter: Vajza e Beyoncé dhe Jay-Z që po krijon trashëgiminë e saj...

0
Blue Ivy Carter, vajza e çiftit të famshëm Beyoncé dhe Jay-Z, prej kohësh është në qendër të vëmendjes për stilin e jetesës dhe arritjet...

Operacion në Fier/ Roskovec, sekuestrohen armë dhe drogë në biznesin e një shtetasi

0
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i ushtruar pasditen e kësaj të marte në Fier, në zonën e Roskovecit. Burime policore bëjnë me dije...

Ushtari amerikan u sulmua me thikë në Itali, rikuperohet pas plagëve

0
Një ushtar amerikan i stacionuar në Aviano Air Base po rikuperohet pas një sulmi me thikë që ndodhi javën e kaluar në qytetin Conegliano,...

Shqipëria përmbytet, politikanët fotografi në terren: Qytetarët kritika për pozat heroike në rrjetet sociale

0
Prej ditës së djeshme, Shqipëria po përballet me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në pothuajse çdo qark të vendit. Shtëpi nën...

“Te shoh si të dashuruar”: Angelo dhe Juxhini flasin për Gretën brenda shtëpisë së...

0
Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5, banorët Juxhini dhe Angelo kanë krijuar një raport të fortë shoqëror, duke kaluar...