7.5 C
Tiranë
Thursday, March 5, 2026
spot_img

“Cajupi i bënte telefon nuses sime në çdo orë të ditës e të natës”/ Dëshmia në gjyqin ndaj grupit të Laert Haxhiut për vrasjen e biznesmenit në Tepelenë

Në gjyqin ndaj anëtarëve të grupit kriminal të Laert Haxhiut kanë dëshmuar disa shtetas të thirrur nga prokuroria për ngjarje të ndryshme kriminale, mes tyre edhe për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi, të ndodhur më 1 qershor 2021 në Tepelenë.

Mes dëshmitarëve në seancë ishin edhe babai dhe vëllai i Erisiano dhe Bujar Abedinit, të dyshuar si pjesëmarrës në këtë vrasje.

Njëri prej dëshmitarëve deklaroi para gjykatës se kishte pasur probleme të mëparshme me viktimën, pasi sipas tij Çajup Selimi i telefononte vazhdimisht bashkëshortes së tij.

“Jam në dijeni të ngjarjes së Çajup Selimit. Në atë periudhë kisha nënën në spital, kishte 20 ditë e shtruar dhe më datën 12 ndërroi jetë. Unë dhe vëllai Bujar e vizitonim. Në atë kohë punoja me materiale ndërtimi në Tepelenë, ndërsa nusja punonte në dyqan. Çajup Selimi shiste çimento afër dyqanit tonë,” dëshmoi ai.

Dëshmitari shtoi se konflikti mes tyre kishte nisur rreth dy vite para ngjarjes.

“Me Çajupin kemi pasur probleme se i bënte telefon nuses sime në çdo orë të ditës e të natës. E pata marrë vesh rreth dy vite para vrasjes. Ai e pranonte se e telefononte gruan. Cajupi i dërgonte mesazhe dhe e përndiqte. Gruaja i thoshte: ‘Mos më bëj më telefon dhe mos më shkruaj më’,” u shpreh ai para gjykatës.

Ai tregoi gjithashtu se banesa e tij ndodhej mbi ambientin e biznesit që kishte në Tepelenë.

“Banesa ime ndodhet në kat të dytë, ndërsa katin e parë e kisha biznes. Vëllai im Bujar nuk ka qenë në dijeni të këtyre problemeve. Në Ksamil kemi një hotel, ku kam investuar bashkë me familjen, më ka ndihmuar edhe motra dhe kam marrë kredi,” tha dëshmitari.

Në lidhje me natën e vrasjes, ai deklaroi se kishte marrë vesh për ngjarjen rreth mesnatës.

“Në orën 12 të asaj nate mora vesh se kanë vrarë Çajupin. Kur shkova në polici e mora vesh. Djali im ishte në Tiranë, pasi nusja e tij kishte probleme, dhe erdhi në Tepelenë pas disa ditësh. Nuk i shkova në varrim Çajupit, sepse isha në polici,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet shqiptari i arratisur në Itali, kreu i një rrjeti të madh kokaine

0
Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin e Ventimiglias në Itali, si pjesë e një operacioni të Guardia di Finanza që çoi në shkatërrimin...

“Cenon dinjitetin e gruas shqiptare” – Floriana Garo kritikon ashpër Taulant Ballën për ironinë...

0
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar ashpër pas incidentit në sallën e Kuvendit, ku kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...

“Kur fshihen qyrrat duhet të dënoheni me 30 ditë, kur teshtini 60 ditë” –...

0
Një pjesë e fjalimit të deputetit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend është bërë objekt ironie...

“Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë...

0
Aleanca LGBTI, së bashku me disa organizata të grave, grupe liberale dhe promovues të të drejtave të gjinive alternative, kanë dalë në mbrojtje të...

Erion Braçe: “Mësimi me turne po penalizon fëmijët dhe prindërit”

0
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin lidhur me kohëzgjatjen e ndërtimit të shkollës “11 Janari” dhe zhvillimin e mësimit me turne....