18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

“Kontrabandoi medikamente dhe veshje nga Greqia”, arrestohet 54-vjeçari në Kapshticë

Goditet një tjetër rast i kontrabandës në Pikën Kufitare të Kapshticës, ku policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar të dyshuar për kontrabandë mallrash.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi A.I., 54 vjeç, banues në Korçë, u arrestua pasi dyshohet se transportonte pa dokumentacion përkatës medikamente të ndryshme mjekësore dhe një sasi veshjesh të kontrabanduara nga Greqia.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve të intensifikuara për parandalimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ndaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin që drejtohej nga 54-vjeçari, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në PKK Kapshticë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje pa dokumentacionin përkatës. Mallrat e dyshuara të kontrabanduara, së bashku me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, 54-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...