6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Canale 5: Turistët italianë pushojnë në Shqipëri, joshen nga çmimet e ulëta

Media italiane “Canale 5”, i ka dedikuar një kronikë speciale televizive fluksit të turistëve italianë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet gjatë kësaj vere në Shqipëri.

Teksa shprehen se “aeroporti i Tiranës flet italisht”, Canale 5 thekson se çmimet në Shqipëri janë më të ulëta në krahasim me vendin fqinjë.

Qytetarë të ndryshëm italianë janë shprehur se kanë arritur të sigurojnë biletën e avionit, shtëpinë dhe makinën për vetëm 150 euro, ndërsa të tjerë thonë se mund të marrin një çadër me 2 shezlonge për 5 euro përgjatë bregdetit të Durrësit.

“Çmimet në plazh në krahasim me Italinë janë shumë më të ulëta, madje edhe ushqimet e restoranteve, ku prodhimet e detit joshin turistët, por pa iu boshatisur portofolin”, shprehet gazetari italian për Canale 5.

Megjithatë jo vetëm Durrësit ka arritur të joshë shtetasit italianë, të cilët i janë drejtuar edhe bregdetit të Kavajës ku kanë mundur të gjejnë plazhin me rërë të bardhë.

“Në dy vitet e fundit numri i turistëve italianë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022 ishin mbi 70 përqind më shumë se sa në vitin 2021″, raporton gazetari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT