Për një kohë të gjatë në faqet rozë është aluduar se reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi, janë në lidhje dashurie.
Ajo që e ka mohuar një gjë të tillë është modelja shqiptare, teksa ka treguar se dyshja janë shumë miq të mirë.
Ndërkaq, Capital T i futar në emisionin Shiko Kush Luan, është pyetur për këto spekulime me Adrolën, ku thuhej se edhe bashkëjetojnë.
“Nuk jemi duke bashkëjetuar, më pëlqen e kam shoqe shumë të mirë dhe kemi raport të mirë shoqëror” është shprehur ai.