34.2 C
Tiranë
Monday, September 7, 2026

“Çdo informacion mund të ndihmojë”/ 80-vjeçari nga Ferizaj humbet në Tiranë, familjarët apelojnë për ndihmë

TIRANË – Një 80-vjeçar nga Ferizaj i Kosovës rezulton i humbur në Tiranë, ndërsa familjarët dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës u bëjnë apel qytetarëve për ndihmë në gjetjen e tij.

Bëhet fjalë për Hamëz Ismajlin, i cili është nisur më 17 gusht nga Ferizaj drejt Tiranës me autobus, për të takuar një person që njihte.

Sipas informacioneve të mbledhura nga personat që po merren me kërkimin e tij, Hamëz Ismajli ka zbritur në Tiranë dhe është parë në disa kafeteri, ku ka pyetur për një person dhe një restorant. Më pas, ai është parë duke hipur në një autobus urban, në drejtim të qendrës së Tiranës.

Gjurmët e fundit të tij datojnë më 18 gusht, kur është parë në Stacionin e Autobusëve në Tiranë. Që prej asaj dite, nuk ka më asnjë informacion për vendndodhjen e 80-vjeçarit.

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës bën me dije se është në kontakt me policinë dhe kompanitë e autobusëve. Sipas shoqatës, Hamëz Ismajli nuk është kthyer drejt Kosovës pas mbërritjes në Tiranë.

Familjarët dhe personat që po kërkojnë të moshuarin apelojnë për ndihmën e qytetarëve në Shqipëri.

Kushdo që e ka parë Hamëz Ismajlin ose ka informacion mbi vendndodhjen e tij, lutet të kontaktojë Policinë ose të njoftojë redaksinë e JOQ Albania.

Çdo informacion, edhe nëse duket i parëndësishëm, mund të ndihmojë në gjetjen e 80-vjeçarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Divjaka nuk meriton të mbetet pa institucione vendore”/ Banorët mbushin rrugët në ditën e...

0
DIVJAKË – Banorët e Divjakës kanë mbushur sërish rrugët në ditën e 37-të të protestës së pandërprerë kundër projektit të mazhorancës për reformën e...

“Fiks pas tre minutash ka kaluar makina blu”/ Dëshmitë e fqinjëve për atentatin ndaj...

0
MIRDITË – Banorët e zonës kanë dhënë dëshmi për atentatin ku mbeti i vrarë 65-vjeçari Viktor Bardhi, alias Marku, duke sjellë detaje nga vendi...

Horoskopi ditor, e Hënë, 7 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa. Në dashuri, një bisedë e hapur mund të afrojë më shumë çiftet,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 7 Shtator 2026

0
E hëna, 7 shtator, pritet të sjellë mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm në të gjithë vendin. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita...

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...