23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Çdo ushtar rus ende mund të shpëtojë jetën e tij”, Zelensky 23 mijë ushtarë rus kanë humbur jetën

Sipas Volodymyr Zelenskyt, humbjet e Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës janë një “makth” për Kremlinin.

Në një fjalim të shtunën vonë në mbrëmje, presidenti ukrainas tha se ushtria ruse kishte humbur rreth 23,000 burra , ndërsa më shumë se 1,000 tanke ruse dhe rreth 2,500 automjete ushtarake ishin shkatërruar.

Ndërkohë sipas konfirmimit të fundit nga Moska, Rusia pranon se ka humbur 1351 ushtarë. Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat ruse kishin shkatërruar 2,600 tanke dhe automjete të blinduara ukrainase, 142 avionë, 112 helikopterë dhe më shumë se 650 drone, ndërsa vlerësuan viktimat ukrainase në më shumë se 23,000 trupa.

Zelensky theksoi se “pushtuesit po mbledhin forca shtesë për sulme të reja kundër ushtrisë ukrainase në pjesën lindore të vendit”, duke theksuar forcat ruse po forcojnë prezencën e tyre rreth Kharkivit.

“Çdo ushtar rus ende mund të shpëtojë jetën e tij. Është më mirë të jetosh në Rusi sesa të vritesh në tokën tonë”, tha ai.

Megjithatë, sulmi me raketë i djeshëm në aeroportin e Odesa, i cili rezultoi në shkatërrimin e pistës pa shkaktuar fatmirësisht viktima, dëshmon, sipas analistëve, se aspiratat e Moskës nuk kufizohen në Ukrainën lindore, dhe se kanë gjithmonë në planet e tyre dhe kontrollin e daljes në Detin e Zi, ndërkohë që një fluturim i një aeroplan zbulues rus mbi Suedi po shkakton shqetësim, në një kohë kur proceset për anëtarësimin vendit (si edhe Finlandës) në NATO po intensifikohen.

“Një helikopter rus Antonov AN-30 shkeli hapësirën ajrore suedeze të premten mbrëma”, tha Ministria Suedeze e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se ekuipazhet e saj monitoruan incidentin dhe e fotografuan atë.

Të shtunën, ministri i jashtëm moldav Niko Popesku i dërgoi një mesazh Perëndimit, duke thënë se e ardhmja e Evropës varej nga fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë, nga aftësia e saj për të ruajtur sistemin e saj politik, vendin e saj, qëndrueshmërinë e saj.

“Fati dhe e ardhmja e çdo vendi në këtë pjesë të botës, në të gjithë Evropën, varet nga mënyra se si do të përfundojë kjo luftë, ku do të përfundojë dhe kur do të përfundojë,” tha Popes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...