10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Ceremonia e 100- vjetorit të mardhënieve me SHBA/Rama drejtohet Berishës dhe Metës: U dridhen këmbët, kanë frikë të dalin nga shëpia se janë të damkosur

Në ceremoninë që po mbahet në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa “thumbuar” edhe ish presidentin IlirMeta dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Duke mos u përmendur emrat, Rama tha se aktualisht kishte politikanë të së shkuarës të cilët kishin frikë nga Reforma në Drejtësi sepse ishin të damkosur nga SHBA.

Kryeministri, Edi Rama: Duhet ta durojmë me buzëqeshje dhe kënaqësi protagonizmin e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri. Sepse kështu e kanë dashur shqiptarët. Ambasadorët amerikanë janë në shtëpinë e tyre këtu. Pa SHBA-të, Shqipëria nuk do ishte e gatshme të përballej me të keqen dhe të shkuarën e cila vazhdon të shfaqet para nesh në forma nga më të ndryshmet duke nisur nga komunizmi me figura të cilat ne mendojmë se i ka tretur e kaluara por papritmas na dalin përpara.

Në vendin tonë nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane dhe anti-europiane. Edhe kur ka mllef dhe ndenjë hakmarrje ndaj politikës së SHBA-ve, kjo sfhaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën madje duke thënë se e duan edhe më shumë se vetë ambasadorja. Por është shumë domethënës se nuk ka këtu një burrë që t’ua thotë SHBA-ve se është kundër Reformës në Drejtësi, apo se u vjen frikë të dalin nga shtëpia se janë të damkosur në ballë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...