26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ceremonia e dhënies së “Medaljes së Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një ceremoni nxënës të shkollave të mesme që kanë përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera, duke iu dhënë atyre medalje ari.

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e dhënies së “Medaljes së Artë”, u ka dhënë atyre disa mesazhe për forcën që duhet të gjejnë për të arritur aty ku duan.

Për të dhënë një shembull Rama solli rastin e sopranos Ermonela Jaho dhe rrëfeu një detaj nga biseda e tij me të.

“E pra sot para jush kam nderin që t’i drejtohem pjesës më të mirë dhe më të bukur të shoqërisë sonë, vajzave dhe djemve që nuk i vënë kufijtë imagjinatës së tyre dhe nuk kapen pas 100 e më shumë justifikimeve të mundshme. Por bëjnë sukses. Dhe më vjen mirë që së bashku me ministren e Arsimit dhe me Borën që dikur ka qenë njëra si ju, sot është këtu me mua, të mund t’ju dorëzojmë medaljet e arta, të cilat pa asnjë diskutim do të mbeten në jetën tuaj dhe në jetën e prindërve tuaj një shenjë e një krenarie të madhe. Por jo vetëm e një krenarie, por e një besimi se asgjë nuk është e pamundur kur njeriu është i vendosur për ta realizuar ëndrrën që sheh me sy hapur.

Shembullin e Ermonela Jahos do ta sjell prapë. Ajo ishte si ju një vajzë në Liceun Artistik që nuk kishte asgjë tjetër përveç ëndrrës së vetë për t’u ngjitur në majën që sot gjendet. Rrezaton si një yll i posaçëm në qiellin e muzikës klasike. Vinte nga një familje e varfër dhe për më tepër në grupin e vajzave që studionin në Lice, profesorët nuk e shquanin si njeriu që do të shkëlqente në skenën e botës, por si një njeri me shumë vullnet. Si një vajzë që fliste për një ëndërr që ju dukej për të qeshur.

“Jam pataksur nga orët e stërvitjes fizike që Ermonela bën dhe jam mahnitur nga tregimi i saj për stërvitjen e muskujve të thellë, stërvitje që praktikisht e ka shpikur vetë duke bashkëpunuar me trajnerë të famshëm dhe sot e gjithë ditën është në majë”.

Një ëndërr që njeriu e shikon me sy hapur është një ëndërr që ai mund ta realizojë. Të gjithë shikojmë ëndrra me sy hapur, dallimin e bën forca e karakterit.

“Forca që të bën të rezistosh lodhjes, që të bën ti ngresh krye zhggënjimeve të bën ti lësh pas krahëve të gjitha erërat që të fryjnë kundër, që të ngrihesh pasi rrëzohesh, të jesh shumë i përgatitur për të humbur e për të mos e parë humbjen si fundin por si mundësinë për të rifilluar edhe një herë nga e para”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...