18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Certifikata e vaksinimit kundrejt pagesës/ Fico: “Distancohemi nga këto raste, të gatshëm të ndihmojmë policinë nëse na kërkohet”

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se ka persona që paguajnë për të marrë dokumentin e vaksinimit, ndërsa shtoi se s’kanë struktura të shumta për të gjurmuar këto raste.

Ndër të tjera, Fico nënvizoi se distancohen totalisht nga këto raste dhe se nëse policia do të kërkojë ndihmën e tyre, ato do të jenë të gatshëm ta japin.

“Besoj se Instituti i Shëndetit Publik, nuk ka ndjekjen e rasteve kriminale të mos kryerjes së vaksinës dhe marrjes së një dokumenti. Nuk jemi as strukturë të këtij kapaciteti.

Distancohemi të gjithë edhe ata që kanë përfunduar dje fakultetin e mjekësisë, distancohemi nga këto akte. Së pari ndikojnë në shëndetin e popullatës. Së dyti e rëndësishme është që pavarësisht çmimit, ne nuk kemi asnjë mënyrë për ta ndjekur këtë gjë. Nëse autoritetet na kërkojnë mbështetje për gjurmimin e këtyre rasteve, do të jemi aty pa hezitim”, tha Fico.

Drejtoresha e ISHP pranoi se ka persona që kanë ndërruar jetë nga COVID-i, edhe pse i kishin bërë të dyja dozat e vaksinave, ndërsa i cilësoi si hipotetike zërat se ata mund të kenë vdekur sepse nuk e kanë aplikuar vaksinën dhe janë pajisur me dokumente fiktive.

“Ka disa elementë në kohën që ne kalojmë që janë hipotetike deri në marrëzi. Sot e rëndësishme është që jemi të qartë se sa kemi të vaksinuar që kanë pësuar një fatalitet dhe është e pamundur në kohë pandemia, të kesh mundësi të kesh këtë gjë nëse ndonjëri prej atyre do të pësojë fatalitet, se kishte bërë gjoja vaksinë”, tha Fico.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...