22.5 C
Tiranë
Wednesday, August 13, 2025
spot_img

Çfarë nuk duhet të harroni në vigjilje Krishtlindjesh

Dhjetori është më i privilegjuari nga të gjithë muajt e tjerë të vitit. Që në ditët e tij të para, kudo ndizen dritat dhe shpirti ndriçohet e ngrohet papritur sikur një pjesë e tij të kishte pritur gjithë vitin këtë çast. Vitrinat zbukurohen, globet nxirren nga kutitë, mendja nis e mendon për dhurata dhe kushdo, këtë muaj, merr lejen për t’u sjellë si fëmijë. Gjithçka lejohet. Bluzat me motive, veshët e drerëve mbi kokë, ëmbëlsirat… është dhjetor, festat kanë ardhur.

Ndryshe nga shumë festa të tjera dhe evente, për Krishtlindje nuk duhet shumë për ta krijuar atmosferën, mjaftojnë disa detaje, në varësi të vendit ku do e organizoni drekën e Krishtlindjes, ushqimet e shijshme tradicionale të kësaj dite dhe njerëzit. Janë ata më të rëndësishmit në këtë festë. Ngjyrat ngrohen kur njerëzit ulen rreth tryezës, vera shijon më shumë pas trokitjes së gotave dhe ëmbëlsirat janë më të mira kur të gjithë zgjasin duart drejt tyre.

Në këtë shkrim, ne do t’ju propozojmë një variant më elegant për drekën e Krishtlindjes. Ngjyra e kuqe krijon menjëherë atmosferën dhe nuk teprohet asnjëherë me të, por mund të kombinohet me nuanca natyrale gjethesh dhe frutash dimri. Qirinjtë janë të këshillueshëm më shumë se kurrë, edhe ata të kuq ose të bardhë.
Nëse dreka do të ketë të ftuar jashtë familjes, për t’i dhënë edhe më shumë solemnitet tryezës, mund të përdoren pjata më të mëdha të dekoruara poshtë pjatës dhe pecetat të kapen me një kapëse ku mund të përdorni fantazinë tuaj, t’i zbukuroni me rruaza apo degëza lulesh .

Zbukurimet e tryezës duhen vendosur që në fillim në qendër të saj dhe të mos jenë shumë të lartë, në mënyrë që mos të pengojnë shikimin. Lulet e Krishtlindjes janë alternativa ideale e zbukurimit, gjenden lehtë dhe kanë efekt. Nuk kemi pse ia bëjmë vetes shumë të vështirë detyrën e zbukurimit të tryezës. Kjo është një festë dhe të gjithë, edhe zonjat e shtëpisë, duhet ta shijojnë pa u sforcuar.
Po mos harroni asnjëherë një detaj shumë të rëndësishëm: asnjëherë në tryezën festive nuk duhet të mungojë një degëz rozmarine. Njihet si simbol i fitores, ka domethënien e dashurisë dhe të besnikërisë. Është një bimë e bekuar dhe e lashtë.

Që në shekullin XVII, njerëzit thurnin me rozmarinë kurora për dhëndrin dhe nusen, sepse sipas besimit popullor, kështu ata do të siguronin një dashuri dhe bashkëjetesë të gjatë, plot dashuri dhe besnikëri. Në dasma, para se të pihej gota e parë e verës, hidheshin në kupa gjethe rozmarine… Mos harroni: rozmarina njihet edhe si “aroma e zemrës”.
Sigurisht idetë e dekorit në këtë vigjilje janë të pafundme, por baza në këto festa është dashuria, ngrohtësia familjare, një ndjenjë e fortë mirësie dhe vërtetësie. Ndoshta për këtë arsye kjo është periudha më e bukur e vitit dhe këto janë festat më të dashura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet nje person në Prizren me 4.44 kg kokainë, vlera arrin në 300 mijë...

0
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren më 11 gusht, pasi gjatë kontrolleve në dy lokacione iu sekuestrua një sasi e...

Meteoriti i rrallë që goditi një shtëpi në SHBA është më i vjetër se...

0
Një meteorit që goditi një shtëpi në Shtetet e Bashkuara më 26 qershor dhe shpërtheu çatinë e saj është zbuluar të jetë më i...

Zjarret shkatërruese në Gramsh: Digjet Teqeja e Shemberdhenjës

0
Zjarret masive që kanë përfshirë zonat rurale të bashkisë Gramsh po shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe një kërcënim të madh për jetën e...

Trupi i 6-vjeçarit që u zhduk në plazhin pranë Venecias gjendet i pajetë

0
Një tragjedi goditi familjen Panizzo dhe pushuesit në plazhin Ca’ Pasquali, në Cavallino-Treporti pranë Venecias, ku trupi i vogëlushit Carlo Panizzo, 6 vjeç, i...

Tiranë, operacioni “Pako 6” godet trafikimin e drogës: Arrestohen dy të mitur për Cannabis...

0
Policia e Tiranës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Pako 6”, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas të mitur dhe shpallur në kërkim një...