25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Skandal me pronat publike në Sarandë/tokë në pronësi të bashkisë grabiten me anë të dokumenteve të falsifikuara

Skandal me pronat publike në bregdetin e Sarandës.

Sipërfaqe toke në pronësi të bashkisë po grabiten me anë të dokumenteve të falsifikuara nga privati. Persona të ndryshëm kanë paraqitur pranë organeve vendore të shtetit, dokumente, të cilat nuk ekzistojnë në bashki apo në ndonjë institucion tjetër. I gjithë qëllimi është përvetësimi i kësaj lulishteje prej 1200 metrash katrorë, e cila ndodhet në bregun e detit.

Tre qytetarë të Sarandës kanë bërë një denoncim në ABC ku faktojnë atë çfarë po ndodh me pronën e bashkisë e cila sipas planit urbanistik, është lulishte dhe do t’u shërbeje qytetarëve dhe turistëve.

Ata thonë se dy persona e kanë përvetësuar me anë të dokumenteve të falsifikuara duke përdorur vendimin e këshillit të ministrave të 22 majit 2019. Kjo VKM nga ana e kryetarit të bashkisë së qytetit Adrian Gurma u paraqit si sukses dhe do t’i jepej zgjidhje problemit të regjistrimit të pronave të përfituara nga qytetarët me ndarjen që kishin bërë këshilli bashkiak.

 

Kjo pronë ndodhet në lagjen 1 të qytetit në rrugën Turizëm-kanili i Cukës, në bllokun H-6.

 

Në tokën që ndodhet në bregun e detit dhe aktualisht pas denoncimeve të tre qytetarëve në pronë nuk është duke u punuar pasi ka statusin e kufizuar nga ana e kadastrës.

Ankesat dhe kallëzimet e bëra në prokurori dhe institucione të tjera nga tre qytetarët kanë frenuar ndërtimin për momentin në këtë tokë, por rreziku që ajo të shkatërrohet është prezent.

Ndërsa në këtë situatë është i pashpjegueshëm mosreagimi i disa institucioneve ku përfshihet bashkia, kadastra dhe prokuroria e qytetit. Por fakt është që bashkia në këtë rast nuk ka arritur të mbrojë pronën e saj për mos të folur më pas për pronat private.

ABC do ta ndjekë këtë çështje dhe do të bëjë publike dokumente të cilat faktojnë falsifikime njëri pas tjetrit me qëllim grabitjen e pronës e publike. Aty janë të përfshirë noterë e persona të tjerë, ndërsa institucionet fshihen pas procedurave dhe afateve duke i hapur rrugë kështu një skandali i cili qëllimin e vetëm ka grabitjen e pronës publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...