17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Chris LaCivita: “Fitorja e Berishës është fitore për familjet shqiptare”

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm gjatë prezantimit të programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Pallatin e Kongreseve.

Ai theksoi se 12 vitet e fundit nën drejtimin e Edi Ramës kanë qenë një dështim i plotë për Shqipërinë, duke u shprehur: “Një dështim në drejtimin e qëndrueshëm dhe një dështim për familjet shqiptare.”

Në kontrast, LaCivita lavdëroi Dr. Sali Berishën si një mik të vërtetë për shqiptarët dhe një lider me një program të qartë dhe të realizueshëm për uljen e kostos së jetesës dhe për krijimin e mundësive për rininë dhe punësim. Ai e krahasoi planin e Berishës me politikat konservatore të Ronald Reagan dhe Donald Trump, duke e cilësuar atë si një plan real për uljen e taksave dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.

LaCivita përmendi gjithashtu dallimin thelbësor mes një udhëheqjeje të qëndrueshme dhe konservatore, si ajo e Dr. Berishës, dhe një socialisti të paqëndrueshëm që, sipas tij, fshihet pas hijes së vet.

Përfundimisht, ai e mbylli fjalimin me një mesazh të fortë: “Një fitore për Dr. Berishën është një fitore për familjet shqiptare. Faleminderit! Fitore! Fitore!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...