29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Lores Sollaku: “Mos e çoni dëm votën, mbështesni Shqipërinë Madhështore”

 

Në fjalimin e saj, Lores Sollaku, një 18-vjeçare dhe përfaqësuese e të rinjve demokratë, i bëri thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve të saj që të mos besojnë më gënjeshtrat e Edi Ramës dhe të mbështesin Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Ajo, duke votuar për herë të parë, theksoi se ka kaluar 12 vitet e fundit duke parë qeverisjen e Ramës dhe kritikon premtimet e pambajtura.

Më 11 maj votoj për herë të parë. Janë mbi 100 mijë të rinj që votojnë për herë të parë. 12 nga 18 vitet e mia i kam kaluar me Ramën si kryeministër, 6 të tjera po me Ramën si kryetar Bashkie. Edhe 10 vjet përpara, ai ka qenë sërish në pushtet. Pra, ky zotëria që bën si i ri në politikë, sikur ka ardhur dje në pushtet, ka në karrige pa ndërprerje që nga viti 1998 dhe kërkon sërish pushtet,” tha ajo.

Ajo vuri në dukje disa nga premtimet e pambajtura të Ramës, si ujë të pijshëm 24 orë, shëndetësi falas, dhe ndihmën për studentët dhe pensionistët, duke thënë: “Të dashur bashkëmoshatarë, mos e çoni dëm votën. Të mbash Edi Ramën edhe 4 vjet në pushtet nuk është një gabim, por është një krim.

Sipas Sollakut, Partia Demokratike ka një program të serioz, ambicioz, dhe të qartë për të rinjtë, të hartuar nga të rinjtë për të rinjtë. “Jemi të gjithë bashkë aksionerët dhe investitorët strategjikë të Shqipërisë. Ju ftoj që më 11 maj të sillemi si njësha dhe të votojmë numrin 1,” përfundoi ajo, duke kërkuar mbështetje për Shqipërinë Madhështore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...