35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Christian Eriksen i shpëtoi arrestit kardiak/ Sharma: “Nuk besoj se do mund të luajë sërish futboll si profesionist”

Christian Eriksen u rrëzua gjatë ndeshjes së djeshme mes Danimarkës dhe Finlandës. Dueli i Euro 2020 që u luajt në Kopenhagen, u ndërpre për shumë minuta. Momente të rënda dhe trishtuese, me fantazistin e Interit që po luftonte me vdekjen.

Për fat të mirë, Eriksen i shpëtoi arrestit kardiak dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. E ardhmja është e zymtë dhe 29-vjeçari nordik mund ta ketë mbyllur me futbollin për shkak të problemeve me zemrën.

Sanjay Sharma është profesor i kardiologjisë sportive në Universitetin St George në Londër dhe ka punuar me Eriksen gjatë kohës kur luante me Tottenham Hotspur. Në prononcimin e dhënë për BBC, Sharma foli në lidhje me këtë çështje.

Padyshim që diçka shkoi shumë keq. Mjekët arritën ta kthejnë atë përsëri në jetë, por pyetja është se çfarë ndodhi? Dhe pse ndodhi? Arresti i tij kardiak i tronditi të gjithë. Lajmi i mirë është që djali shpëtoi.

Lajmi i keq është se ai është afër fundit të karrierës. Nuk mund ta them nëse do të zbresë sërish në fushë. Në Mbretërinë e Bashkuar ai nuk do të lejohej të luante, ne do të ishim shumë të rreptë në këtë rast.

Fakti që ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe është përmendur është një lajm shumë i mirë, por nuk besoj se do mund të luajë sërish futboll si profesionist“, deklaroi profesori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...