31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Christiano Ronaldo bën surprizën më të bukur për ditëlindjen e Georginës

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, ka festuar 28 vjetorin e ditëlindjes në Dubai, ku është surprizuar me një gjest shumë të veçantë nga futbollisti i njohur.

Cristiano e ka surprizuar modelen duke e uruar me disa foto dhe video të sajën të cilat janë shfaqur në kullën më të lartë në botë, Bujr Khalifa. Georgina ka mbetur e emocionuar ku ka falenderuar futbollistin për gjestin e bukur dhe personat të cilët ndodhen pranë saj në ditën më të lumtur.

“Kështu ka përfunduar kjo ditë aq emocionuese! Nuk kam fjalë! Shumë faleminderit, shumë faleminderit. Faleminderit që na trajton gjithmonë kaq mirë dhe na bën gjithmonë të ndihemi si në shtëpi. Faleminderit të gjithëve, jeni munduar që kjo ditë të jetë kaq e veçantë dhe faleminerit të gjithëve që ndodhen pranë meje në këtë ditë të lumtur për mua dhe për familjen time, Ju dua me gjithë zemër”– ka shkruajtur modelja krahas fotove te shkrepura gjatë ditëlindjes ku shfaqet me Cristianon dhe fëmijët e tyre.
Kujtomë që ‘Netflix’ i ka kushtuar modeles një serial të vetin të titulluar “Soy Georgina”, i cili është publikuar për 28 vjetorin e Geoprginës ku ka rrëfyer për jetën e saj si nënë, blogere, biznesmene dhe si parnerja e Cristiano Ronaldos.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...