17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Çuçi zbardh detaje nga mbledhja me grupin e Rithemelimit: Frymë e mirë për vazhdimin e një jete parlamentare

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, shpreh optimizmin për arritjen e marrëveshjes me opozitën për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, duke e cilësuar si një frymë të mirë për vazhdimin e një jete parlamentare normale. Ai theksoi se një grup i përbashkët me përfaqësues të të dy palëve do të merret me rregullimin e objektit për të përmbushur kërkesat ligjore dhe ndryshimet e nevojshme në ligj për komisionet hetimore.

Çuçi gjithashtu vlerësoi zgjedhjen e opozitës për të ikur nga organet e parlamentit si një hap në drejtimin e duhur, duke shprehur bindjen se kjo zgjedhje do të ndihmojë në rikthimin në një jetë parlamentare normale. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ai nënvizoi se ky ishte një hap pozitiv drejt normalizimit të situatës parlamentare.

Padiskutim mendoj se ishte një frymë e mirë sa i takon vazhdimit të një jete parlamentare normale. Por është zgjedhja e tyre, zgjodhën të iknin nga organet e parlamentit dhe të bëjnë atë aksion që tashmë janë të bindur se nuk i çon gjëkundi dhe të hymë në një jetë normale parlamentare”, tha ai pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...