15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Daily Mail i bën jehonë sulmit kibernetik në vend: “Bosët shqiptarë të drogës po infiltrohen si emigrantë”

Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të veçantë rrjedhjes së të dhënave e cila sipas tyre ka zbuluar se bosë shqiptarë të drogës po kalojnë kufirin duke u futur në Britani duke u infiltruar si emigrantë ilegalë.

Sipas saj, rrjedhja e të dhënave ka zbuluar emrat dhe të dhënat e agjentëve të inteligjencës shqiptare të cilat janë bërë publike nga hakerat duke cenuar sigurinë.

Ekspertët thonë se rrjedhja e të dhënave është shkatërruese dhe mund të frenojë përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar shqiptar për vite me radhë.

Më tej media britanike shkruan se të dhënat janë hakeruar nga kompjuterët e qeverisë shqiptare në muajin korrik dhe është publikuar gradualisht në internet.

Shqipëria ka akuzuar Iranin se qëndron pas sulmit dhe muajin e kaluar ndërpreu marrëdhëniet diplomatike dhe dëboi personelin e ambasadës iraniane pas një hetimi të përbashkët me FBI-në.

Numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me gomone është rritur në nivele rekord gjatë këtij viti. Sipas Daily Mail, shqiptarët përbëjnë përqindjen më të madhe të të burgosurve në burgjet britanike.

Mes të dhënave të publikuar nga hakerat është edhe një dosje e quajtur “Të dyshuarit” e cila përmban më shumë se 100 mijë emra me foto të tyre, megjithatë autoritetet e kanë mohuar këtë fakt.

Sipas Daily Mail në këtë listë janë edhe emrat e disa prej atyre që konsiderohen si mbretërit shqiptarë të trafikut të drogës që kanë operuar në vitet e fundit në Britaninë e Madhe. Këtu përfshihet edhe një 37-vjeçar i cili u ndalua në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge.

Në listë po ashtu është edhe një person i dënuar për vrasje, i cili u arrestua nga policia metropolitane pasi kishte kaluar 22 vite në arrati dhe u depërtua drejt Shqipërisë nëntorin e kaluar. Ai kishte përdorur një emër të rremë për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar si refugjat nga Kosova.

Media britanike konsideron se rrjedhja më e dëmshme deri më tani është një dokument prej 16 faqesh që përmban emrat, numrin persona, numrin e celularit të anëtarëve të Shërbimit të Inteligjencës Shtetërore (SHISH).

Në dosje gjenden edhe emrat e oficerëve të Agjencisë Kombëtare të Krimit, versioni britanik i FBI-së, të cilët ndodhen në Shqipëri në përpjekje për të luftuar bandat e organizuara kriminale.

Philip Ingram, një ish-kolonel në inteligjencën ushtarake britanike, paralajmëron se rrjedhjet e të dhënave mund të pengojnë seriozisht përpjekjet britanike për të penguar kriminelët shqiptarë që kontrollojnë trafikun e emigrantëve me gomone. “Këto rrjedhje janë një goditje shkatërruese jo vetëm për shërbimet shqiptare të sigurisë, por edhe për agjencitë tona të zbatimit të ligjit që punojnë për të mbrojtur brigjet tona nga bandat kriminale,” tha ai.

Një zëdhënës i qeverisë shqiptare tha se materiali ishte një ‘përzierje e së vërtetës dhe gënjeshtrës’ dhe kundërshtoi disa nga shifrat e përmendura në dokumentet zyrtare si ‘numra krejtësisht të sajuara’.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...