13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Dalin detaje të reja nga ngjarja makabre në qytetin e Korçës, bashkëshorti ndjeu erën e rëndë në dollap

Detaje të reja nga ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Korçë, ku nëna ka lindur fëmijën dhe më pas e ka futur në valixhe, duke i shkaktuar vdekjen.

Burime bëjnë me dije se ngjarja makabre ka ndodhur në lagjen 15 në qytet. Po bëhet ekspertiza e fëmijës, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se nëna ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se ajo jetonte e vetëm në banesë, ku edhe ka kryer lindjen e fëmijës së saj. Fëmija është konstatuar nga bashkëshorti i gruas, i cili ka qenë emigrant në Greqi, dhe ishte kthyer së fundi në Korçë.

Ai ka ndjerë erën e rëndë që vinte nga dollapi, ku dhe më pas ka konstatuae valixhen ku ishte trupi i pajetë i foshnjes.

Burime bëjnë me dije se bashkëshorti ka mohuar atësinë e fëmijës, pasi sipas tij ai ndodhej prej më shumë se një viti në shtetin grek.

Ka ende shumë pikëpyetje se kush e ka asistuar lindjen e foshnjës në banesë.

Mësohet se çifti ka dhe një djalë më të rritur, i cili po ashtu vuan nga autizmi. Fqinjët shprehen se gruaja ka shfaqur vazhdimisht probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që burri i saj ikte dhe vinte shpesh në shtetin grek.

Njoftimi i Policisë: Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...