Ish-banori i “Big Brother VIP”, Artan Kola, ka tronditur rrjetet sociale me një deklaratë ku pretendohet se eliminimi i tij nga gara ka qenë i planifikuar. Në shkrimin e publikuar, Kola citon biseda të supozuara me staf para spektaklit: “E di që dalja ime ishte e padrejtë. Madje, edhe vetë produksioni më kishte thënë para Prime-it se nuk isha i rrezikuar dhe se nuk duhej të shqetësohesha, sepse sipas tyre, Nikol ishte ajo që do të largohej.”
Deklarata shkon më tej duke akuzuar produksionin për të fshehur ngjarjen pas një “rastësie”: “Faleminderit nga zemra të gjithève qü më votuat dhe më perkrahet kag shume gjatě gjithe ketyre diteve.
Mbeshtetja juaj ka qenë forcě e madhe per mua dhe nuk do ta harroj kurrë.
E di që dalja ime ishte e padrejtě. Madje, edhe vetë produksioni më kishte thënë para Prime-it se nuk isha i rrezikuar dhe se nuk duhej të shqetësohesha, sepse sipas tyre, Nikol ishte ajo qé do té largohej.
Por gjithçka ndryshoi në momentin kur unë nuk pranova të bëhem pjesë e lojës së Rogertit dhe Mirit, që çaji i nxehtë t’i derdhej Mateos, me ëllim që ai të eliminohej nga gara për arsye shëndetësore.
Ajo që është edhe më e rëndë, është se produksioni ishte në dijeni tě kësaj dhe ishte pro këtij veprimi, por donte që gjithçka të dukej si rastësi dhe jo si diçka e planifikuar. Ndërsa rezikun dhe pasojat duhej t’i mbaja unë.
Ju dua shumë dhe ju falënderoj pafund për çdo votë, mesazh dhe mbështetje.
I juaji, Artan Kola”

Pas publikimit, Kola reagoi përmes faqes së tij zyrtare duke përgënjeshtruar lajmin dhe duke e konsideruar manipulim. Ai rikujtoi gjithashtu debatin e ashpër në studio menjëherë pas eliminimit, ku akuzoi moderatorin dhe opinionistët për zëvendësimin e “Biletës së Fatit”, duke i pamundësuar rikthimin në shtëpi. Deklaratat e tij kanë ndezur një debat të gjerë mes fansave mbi transparencën dhe drejtësinë e formatit reality.






