7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Damian Gjiknuri refuzon kërkesën e Opozitës për Qeveri Teknike: “Nuk kemi vullnet për Qeveri Teknike”

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka refuzuar kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike si një mekanizëm për t’i ofruar garanci një vit para zgjedhjeve. Ai kujtoi se një qeveri e tillë ishte krijuar në vitin 2017, por edhe atëherë humbësi nuk arriti të fitonte zgjedhjet, duke treguar se një qeveri teknike nuk garanton suksesin e opozitës.

Nga doli kjo qeveria teknike? E bëmë në vitin 2017, u bë një qeveri që ju dha shumë pushtet dhe u provua që humbësi prapë e humbi votën. Ne nuk kemi vullnet për qeveri teknike.” – deklaroi ai.

Gjithashtu, Gjiknuri theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jenë të organizuara vetëm nga institucionet zgjedhore. Ai përmendi gjithashtu dispozitën e kërkuar nga opozita, e cila kufizon vendimmarrjet e qeverisë 4 muaj para zgjedhjeve, duke shtuar se kjo masë e bllokon qeverinë në shumë vendimmarrje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT