5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Daniel Dubois mposht Anthony Joshua në një përballje epike në “Wembley”

Në arenën legjendare të “Wembley”-t në Londër u zhvillua një përballje madhështore për titullin e peshave të rënda në boks, ku Daniel Dubois triumfoi duke mbetur kampion i titullit IBF. Ai mposhti me nokaut Anthony Joshua, një nga emrat më të njohur në këtë sport.

Që në raundin e parë, Dubois e dominoi bindshëm duelin, duke goditur Joshuan me një të djathtë të fuqishme që e tronditi rëndë. Goditja ishte aq e fortë sa Joshua ra në gjunjë, por fatmirësisht për të, koha e raundit përfundoi duke e shpëtuar nga një disfatë e hershme.

Dubois, që e mori avantazhin që në fillim të sfidës, vijoi presionin e tij gjatë gjithë raundeve. Joshua përpiqej të rikuperohej, por Dubois vazhdonte t’i dhuronte goditje të fuqishme, këtë herë me të majtën. Situata u përsërit edhe në raundin e katërt dhe të pestë, por në këtë pikë, Joshua nuk arriti të rimëkëmbej pas një goditjeje të fuqishme nën mjekër, që detyroi gjyqtarin të ndërpriste duelin.

Në përfundim, Joshua ra në raundin e parë, të tretë dhe të katërt, por në raundin e pestë nuk mundi të ngrihej më. Ky u bë momenti i humbjes më të rëndë të karrierës së tij. Pavarësisht se vlerësohej si favorit për këtë përballje, ai u shkatërrua nga Dubois, i cili i tregoi botës se ishte një luftëtar i vërtetë.

Deklaratat pas ndeshjes

Pas fitores, Daniel Dubois shprehu mirënjohjen e tij dhe falënderoi Zotin për bekimin që kishte marrë. “A nuk jeni të mahnitur? A kërkonit spektakël?”, ishin fjalët e para që boksieri u drejtoi të pranishmëve. Dubois e pranoi se ishte parë si jo-favorit, por theksoi se kjo nuk ishte hera e parë që e shikonin kështu. “Jam mirënjohës që jam në këtë pozicion. Zoti më bekoi. Jam një gladiator, jam një luftëtar deri në fund,” deklaroi ai me krenari, duke theksuar se kishte punuar shumë për këtë moment.

Nga ana tjetër, pas humbjes me K.O., Anthony Joshua tregoi respekt për rivalin e tij dhe vlerësoi përgatitjet e ekipit të Dubois. Ai pranoi se ndonëse ishte i zemëruar për rezultatin, do të ruante qetësinë dhe do të vazhdonte të luftonte. “Unë kisha një kundërshtar të shpejtë, por bëra shumë gabime nga fundi,” tha ai, duke premtuar se do të kthehet më i fortë.

**Të ardhurat nga dueli**

Ndërkohë, për sa i përket të ardhurave, raportohet se Daniel Dubois ka arkëtuar katër milionë euro për këtë ndeshje, por kjo shifër mund të rritet deri në mbi 10 milionë euro, në varësi të shitjeve nga shikimet (pay-per-view). Kjo fitore përbën përfitimin më të madh financiar për Dubois, duke tejkaluar të ardhurat e tij nga humbja në gusht 2023 kundër Oleksandr Usyk, ku fitoi rreth dy milionë euro.

Nga ana tjetër, pavarësisht humbjes, Anthony Joshua pritet të marrë në shtëpi rreth shtatë milionë euro. Megjithatë, kjo shifër mund të shkojë deri në 30 milionë euro, gjithashtu në varësi të shikueshmërisë së duelit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...