27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Debate në Komisionin Hetimor për Inceneratorë/ Tabaku: “Shkresa e sjellë nga tre kriminelë e diskutuar këtu me qetësi, mua më shqetëson”

Një debat është shënuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ka kërkuar të mbyllet seanca, ndërsa nga ana tjetër, deputetja Ermonela Felaj ka thënë se në seancë duhet të paraqiten fakte dhe jo komente personale.

Ajo ka thënë se të gjitha faktet duhet të dokumentohen në shkresa dhe të kenë argumentet e duhura, duke shtuar, se nuk po hetohet qëllimi i ndërtimit të inceneratorëve, por afera korruptive që pretendohet se është ushtruar në të.

Pjese nga debati:

Felaj: Kemi dokumenta që na janë vendosur në dispozicion për këtë pjesë. Duhet të lëmë komentet e të fokusohemi te argumentet. Ato gjenden në vendimin e gjykatës, në raportin e kontrollit të lartë të shtetit, lidhur me nevojën dhe domosdoshmërinë e këtij impianti.

Tabaku: Mos më ndërpreni fjalën.

Felaj: Do ua ndërpres kur nuk respektoni procedurën dhe askënd nga ne.

Tabaku: Janë tre kriminelë në kërkim ndërkombëtar sot. Shkresa e sjellë nga tre kriminelë e diskutuar këtu me qetësi, mua më shqetëson kur vjen nga një juriste. Ne duhet t’i shkojmë deri në fund elementëve kryesor. Kush janë përfituesit e inceneratorëve. Në Elbasan kemi kuptuar që pronari është Lefter Koka, Alqi Bllako. A janë pronar shumë përfaqësues të pasurisë. Unë nuk e pranoj justifikimin që kemi vjedhur, por për të djegur plehrat. Nëse ka dy muaj që funksionon ky nuk është justifikim. Të vjedhësh me procedurë nuk është justifikim. Nuk arritëm të konkludojmë për një çështje të vetme dhe besoj se gjëja e përbashkët është që po flasim për 3 kriminelë në kërkim ndërkombëtar. Unë e konsideroj të mbyllur këtë mbledhje.

Felaj: u ftoj ta evitoni këtë lloj sjellje. Ju ngritët personalisht dhe pa respektuar asnjë mbyllët mbledhjen. Mbledhja nuk mbyllet pa u shprehur anëtarët. Unë do të kërkoja që komente mbi qëndrimet personale tonat mos të bëhet, sepse nuk jemi ne nën akuzë. Me individët nuk më intereson fare. Më intereson sjellja e institucioneve, ne kësaj ane s’do kemi ndërmend të merremi me individë privatë, do të shohim sjelljen e institucioneve. Pati një përllogaritje të afatit që përfundon më 25 shkurt. Kjo u bë në frymën e dialogut dhe konsensusit. Sa kohë jemi komision hetimor e kemi të detyrueshme të kemi referencë dokumentare. Ne po gjykojmë për një çështje të caktuar se si ka ndodhur.

Shalsi: Dëgjova të dyja palët, por nga ana juaj nuk kishte dokumente, por komente. Nuk janë fakte, ju thoni vetë fakte dokumentare dhe na sillni këtu opinione jo dokumentare. Kjo është paraqitja e fakteve që ju sillni para komisionit. Këtu nuk po gjykohet ndërtimi i inceneratorëve. Kjo është dytësore. Ne po themi që rruga për ndërtimin e inceneratorëve ka qenë korruptive që përkthehet në shifra marramendëse. Të mos ngatërrojmë qëllimet e komisionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...