9.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Debati në Këshillin e Mandateve mes Alibeaj dhe Krajës për heqjen e imunitetit për Sali Berishën

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës ka sjellë debate intense mes avokatëve të Berishës dhe prokurorit të SPAK, Arben Kraja. Avokati Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi janë përpjekur të shpjegojnë arsyet e tyre, ndërsa prokurori Kraja ka mbrojtur qëndrimin e SPAK.

Në këtë kontekst, deputeti Enkelejd Alibeaj nga opozita ka shprehur interes për të kuptuar detajet e kërkesës. Pyetjet kanë qenë të fokusuara në pikat ligjore dhe në përcaktimin e masës së sigurisë për Berishën.

Prokurori Kraja ka sqaruar se kërkesa është bazuar në dispozitat ligjore që parashikojnë mundësinë e ndryshimit të masës së sigurisë kur personi i akuzuar nuk respekton masën e paracaktuar nga Gjykata. Ai ka përmendur se Berisha nuk është paraqitur në gjykatë duke mos respektuar kështu masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Debati ka shtrirë edhe mbi ndryshimet eventuale të masës së sigurisë, me avokatët duke kërkuar sqarime në lidhje me opsionet që prokuroria ka parasysh. Prokurori Kraja ka theksuar se SPAK ka kërkuar leje për të dyja masat e mundshme, arrestin në burg dhe arrestin në shtëpi, dhe kjo do të varet nga vendimi përfundimtar i Gjykatës.

Ky debat është pjesë e procesit të përcaktimit të masave të sigurisë për Sali Berishën, pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe ndjekjen penale të ish-Kryeministrit të Shqipërisë.

Enkelejd Alibeaj: Kërkesën e keni bazuar në nenin 201 dhe nenin 260. Hipoteza e nenit 231 pika 1 bazohet thjesht në faktin shkelje e detyrimeve të masave ndaluese. Ndërkohë neni 260 pika tre ka dy hipoteza, e para kur nevoja e sigurimit rëndohet dhe e dyta është përsëritje e nenit 231, mosrespektim i një mase të mëparshme. Doja të dija nëse hipoteza është shkelja e detyrimeve të masave të caktuara tashmë apo ka ndodhur përveç kësaj edhe një rëndesë e nevojave të sigurimit.

Arben Kraja: Është e vërtetë që dispozita e dytë, neni 260 paraqet dy situata, por ne i qëndrojmë asaj të parës, që Berisha në mënyrë të përsëritur masën e sigurimit të caktuar nga Gjykata.Ne do i referohemi kushteve të preçedimit. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit arrest në burg apo në shtëpi, kontroll personal, apo i banesës prokurori kërkon autorizim. Heqje lirie do të thotë heqje lirie. Një nga masat shtrënguese që parashikohet është shtrimi i përkohshëm në spital psikiatrik, heqje totale e lirisë. E dyta mosdhënia e autorizimit nga Kuvendi nuk të pengon të kërkosh masa të tjera sigurimi. Mesa di unë në rastin e Tahirit, Prokuroria ka kërkuar arrest në burg dhe kontrolle. Kuvendi nuk ka qenë dakord me atë masë, por kanë qenë dakord me masa të tjera.

Enkelejd Alibeaj: Kërkesa është për arrest në burg dhe për arrest shtëpie. Pyetja është e thjeshtë, për njërën për të dyja? I konsideroni si masa ekuivalente apo kanë diferencë. Doja të dija cilat janë opsionet që ju keni ndërmend përderisa keni ardhur në Kuvend?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...