11.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Dëbohet nga Italia Shqiptari i akuzuar për plaçkitje të bizneseve

Policia italiane në Trieste ka dëbuar një 34-vjeçar shqiptar, i cili ishte akuzuar për një seri plaçkitjesh në biznese. Pas një dënimi prej një vit e gjashtë muaj burg dhe një gjobe prej 360 eurosh për vjedhje të rëndë të shumëfishtë më 5 gusht, dënimi i tij u zëvendësua nga një urdhër dëbimi për pesë vjet nga territori italian, duke u lënë mjaftuar me kohën e paraburgimit.

I dëbuari u shoqërua nga efektivët e Komisariatit nga qelia e burgut “Julian” në Trieste drejt aeroportit të Veronës, për t’u kthyer në Tiranë me fluturimin e radhës. Mediat lokale raportojnë se shqiptari, i cili nuk u identifikua publikisht, kishte qenë përgjegjës për vjedhje të rëndë në një farmaci në qendër të qytetit dhe në një lokal në Trieste në muajin shkurt dhe mars.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT