2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD: Rama, i përfshirë drejtpërdrejt në aferën Eco Park

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, deklaroi sot se PD ka dorëzuar në SPAK një shtesë kallëzimi me fakte të reja në lidhje me aferën e Eco Park në Porto Romano, një çështje për të cilën, sipas saj, qëndron në qendër vetë Kryeministri Edi Rama.

“Partia Demokratike kallëzoi në 18 mars 2024 Kryeministrin Rama për këtë aferë korruptive dhe sot po sjell fakte të reja që e inkriminojnë edhe më shumë”, – tha Vangjeli.

Ajo paraqiti një kronologji të detajuar të ngjarjeve, ku sipas PD-së, Rama veproi në bashkëpunim me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV, për të kontraktuar paraprakisht arkitektin Jesus Hernandez për projektimin e Eco Park, gjashtë muaj para se të hapej zyrtarisht procedura tenderuese për projektin.

Në vijim, më tetor 2019, tenderi shpallet nga drejtori i AKUM-it, Alqi Bllako, me një vlerë 1.9 miliard lekë, por në dhjetor të po atij viti, Ministria e Financave kërkon anulimin e procedurës për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Megjithatë, po në 16 dhjetor 2019, kur shpallet anulimi në buletin, Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Emergjencave, urdhëron që mbetjet e tërmetit të depozitohen pikërisht në Porto Romano, dhe procedura rihapet me përshpejtim. Më 27 dhjetor, lidhet kontrata me subjektet DE MARE srl dhe Victoria Invest.

Një video e publikuar së fundmi, që mban datën 7 dhjetor 2019, paraqet Edi Ramën në kantierin e hapur në Porto Romano, në një kohë kur tenderi ende nuk ishte hapur zyrtarisht. Në pamje, Rama shihet duke urdhëruar fillimin e punimeve sipas projektit, në bashkëbisedim me drejtuesin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Elton Bualli, dhe duke kërkuar që parku të hapet në 1 qershor 2021.

Sipas Vangjelit, kjo është provë e qartë që gjithçka ishte e paravendosur, duke anashkaluar garën dhe procedurat ligjore.

PD ngre pyetjen: “Çfarë pune kishin punonjësit e Integrated Energy BV në kantierin e Porto Romanos kur tenderi ishte në zhvillim e sipër?”

Në vijim, ajo solli në vëmendje edhe një detaj tjetër nga dosja e SPAK për Erion Veliajn dhe Mirel Xoxën, ku përmendet një komunikim i Xoxës me një shtetas të identifikuar me inicialet D.Z., në të cilin përmendet arkitekti Jesus Hernandez.

Ky i fundit është bashkëpronar i Casanova Hernandez Architects, kompani e regjistruar në Shqipëri në vitin 2018, e cila ka kryer 21 projekte të mëdha publike dhe sipas të dhënave zyrtare, ka përfituar rreth 949 mijë euro nga fondet publike – një nga këto projekte është pikërisht Eco Park Durrës.

PD i kërkon SPAK të hetojë me urgjencë këtë aferë, duke theksuar se pas këtyre veprimeve fshihet vetë Edi Rama.
“Kjo aferë korruptive ka emër dhe ky është Edi Rama”, – përfundoi deklaratën Genta Vangjeli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...