6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Deklaratat e Berishës për Yuri Kim/ DASH: “Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë”

Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka reaguar pas replikave mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadores së SHBA në vendin tonë Yuri Kim.

Në një deklaratë për Top Channel, Escobar shprehet se Yuri Kim është përfaqësuese personale e presidentit të SHBA. Ai thekson se DASH pret prej saj të vazhdojë zbatimin e politikave të SHBA.

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptar. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, ka thënë Escobar.

Ai ka deklaruar se pozicioni i SHBA në lidhje me personat e shpallur non grata mbetet i pandryshuar. “Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit NonGrata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosu, i fortë dhe i pandryshuar”, është shprehur ai.

Kujtojmë se një ditë më parë Berisha e cilësoiYuri Kim gurvenatore kur u pyet në lidhje me qëndrimin e saj në raport me Enkelejd Alibajn të cilin e njohu si kryetar të komanduar të PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...