23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Del nga spitali foshnja 3-muajshe, si është gjendja e prindërve të tij! Si gënjeu Sulejmani me dëshminë

Një ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Rrugën e Kavajës, ku Ajaz Sulejmani përplasi familjen Konomi, teksa drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, me semafor të kuq, gjendja e 3 të plagosurve është e qendrueshme.

Burime bëjnë me dije se fëmija 3 muajsh ka dalë nga spitali, ndërkohë që prindërit e tij Arjan dhe Vilma Konomi, janë në gjendje të qëndrueshme në spital dhe kanë dalë nga trajnimi intesiv. Tashmë çifti i bashkëshortëve po trajtohen për politraumë, të shtruar në një prej pavioneve të spitalit ushtarak.

Instikti i nënës, e cila shty karrocën e fëmijës, disa sekonda para përplasjes fatale, ka bërë që më i vogli i familjes të shpëtojë pa pasoja të rënda. Foshnja u pa duke u mbajtur në krahë nga kalimtarë të rastit, që po përpiqeshin ta qetësonin nga trauma që pësoi, ndërkohë që prindërit e tij dergjeshin në tokë, si pasojë e përplasjes nga mjeti luksoz që drejtohej nga Sulejmani.

Ky i fundit menjëherë pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar disa orë më vonë nga policia, në një spital privat të kryeqytetit, me pretendimin se në momentin e përplasjes, në makinë kishte dhe vajzën e tij, të cilën do ta dërgonte në spital.

Pretendimet e tij janë hedhur poshtë qoftë nga kalimtarë të rastit, qoftë nga policia, të cilët kanë deklaruar se në mjet bashkë me Sulejmanin ndodhej vetëm një person në moshë madhore, i cili po ashtu u vu në pranga pas aksidentit.

Sulelajmani dhe mjeti i tij GL, nuk ishin të panjohur për rrugorët e kryeqytetit, të cilët e kishin gjobitur dhe bllokuar në 8 raste, të riun, që ishte shpallur në kërkim për trafik droge në shtetin anglez. Edhe dje gjatë testimit për drogë, Sulejmani rezultoi të ishte pozitiv për konsumimin e lëndëve narkotike.

Pas aksidentit, drejtori i policisë Gledi Nano udhëroi kontrolle në të gjtihë vendin, që konkluduan në vendosjen e mijëra gjobave në të gjithë vendit, por a mund të frenohet krimi dhe luksi i shfrenuar me aksione?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...