19.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Delegacioni Serb kërkon që Asambleja Parlamentare e NATO-s të mos japë Kosovës statusin e anëtarit të asocuar

Delegacioni i Parlamentit të Serbisë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje ka dërguar një letër, ku kërkon që Kosova të mos i jepet statusi i anëtarit të asocuar.

Përfaqësuesit serbë u takuan me kreun e delegacionit amerikan në NATO, Michael Turner, dhe i dorëzuan letrën e kërkesës. Në këtë letër, Serbia bëri thirrje për të mos miratuar avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asocuar.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, në të cilën Kosova synon të përparojë në statusin e saj, është një institucion që ndryshon nga vetë NATO-ja, por shërben si një lidhje ndërmjet NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Anëtarët e asocuar të kësaj asambleje kanë të drejtën të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta dhe të jenë pjesë e aktiviteteve të saj, por ata nuk kanë të drejtë vote për raportet dhe nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Ndërkohë, Kosova, që prej kohësh është delegacion vëzhgues me dy ulëse në këtë asamble, synon të zgjerojë përfaqësimin e saj në të. Megjithatë, Serbia shpreh shqetësimet e saj për këtë zgjerim, duke e quajtur atë një shpërblim për Prishtinën që po pengon dialogun dhe nuk po përmbush obligimet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në këtë kontekst, zëvendëskryetarja e delegacionit serb, Natasha Jovanoviç, ka rikujtuar Asamblesë Parlamentare të NATO-s kompleksitetin e situatës në Kosovë, duke shtuar se çështjet territoriale duhet të zgjidhen përmes një marrëveshjeje.

Serbia akuzon Kosovën për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun në Bruksel dhe për mosformimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një marrëveshje e cila u është nënshkruar disa vite më parë. Për të gjitha këto arsye, Serbia po kërkon që Kosova të mos përparojë në statusin e saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve e përqendruar te frutat dhe perimet, po hartohet plan mbështetës...

0
Konsumatorët shqiptarë janë përballur javët e fundit me një rritje të ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, ndërsa qeveria thotë...

Stefano Gabbana jep dorëheqjen nga presidenca e Dolce & Gabbana – ndryshime në drejtimin...

0
Një ndryshim i rëndësishëm është shënuar në krye të shtëpisë së njohur të modës Dolce & Gabbana, ku stilisti Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen...

Qeveria miraton projektin ‘Porta e Alpeve’ – investim 100 milionë euro për Shkodrën

0
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar një projekt i ri infrastrukturor për qarkun e Shkodrës, i quajtur “Porta e Alpeve”. Lajmi u...

Rriten tensionet në Liban – shkëmbime sulmesh mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite

0
Situata në kufirin mes Libanit dhe Izraelit është përshkallëzuar sërish, pas raportimeve për sulme me dronë dhe raketa të kryera nga Hezbollahu në orët...

Bisedimet Iran–SHBA në Islamabad nën masa të rrepta sigurie

0
Vëmendja ndërkombëtare është përqendruar në Islamabad, ku pritet të zhvillohen bisedime mes zyrtarëve të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, me ndërmjetësimin e Pakistanit. Kryeqyteti pakistanez...