24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Ju jeni fuqia më e madhe e Arbërisë së vjetër “, Kryeministri Rama shpreh respekt për emigrantët në Itali

Një takim i kryeministrit Rama me emigrantët në Itali nisi me një dokumentar që përshkroi vështirësitë që populli ynë ka përjetuar. Në fjalën e tij, ai shfaqi respektin e thellë për kontributin e tyre, duke i quajtur ata “pararoja e bashkimit me Evropën”.

Rama u shpreh: “Ju emigrantët e djeshëm shqiptarë dhe qytetarët e barabartë të Evropës së sotme jeni krenaria për bashkimin e Shqipërisë me Evropën”. Ai vlerësoi emigrantët si shembullin më rrezatues të pararojave shqiptare për ribashkim me Evropën.

Kreu i qeverisë theksoi se emigrantët janë përbashkuesit kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut dhe fuqia më e madhe e Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re. Kjo paraqet një mënyrë të ndryshme për të kuptuar rolin dhe rëndësinë e emigrantëve për kombin dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Evropën. Ju jo politika, jo media, as biznesi, jeni përbashkuesit më kryesore të dy brigjeve të Adriatikut. Ju jeni fuqia më e madhe e Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re. Ju emigrantët e djeshëm shqiptarë dhe qytetarët e barabartë të Evropës së sotme jeni krenaria për bashkimin e Shqipërisë me Evropën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...