13.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Dënime të rënda nga Gjykata për aksidentin fatal në autostradën Shkup-Tetovë: Shoferi denohet 14 vjet burg

Gjykata Penale e Shkupit ka vendosur dënimet për gjashtë personat e akuzuar në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit pranë Laskarcit të Gostivarit në vitin 2019, ku humbën jetën 16 persona. Shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, është dënuar me 14 vjet burgim, ndërsa shefi i kompanisë “Durmo Tours”, Durmish Beluli, me katër vjet burgim.

Përgjegjësi për transport në kompani, Remzi Miftari, është dënuar me gjashtë vjet burgim, ndërsa punonjësit e qendrës teknike të kompanisë, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, me nga pesë vjet burgim. Aksidenti kishte ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, ku autobusi rrokullisi dhe shkaktoi vdekjen e shumë pasagjerëve.

Aksidenti i rëndë rrugor pati ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, kur një autobus që po udhëtonte për në Gostivar, pati dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një hendek përgjatë autostradës.

Në autobus kanë qenë rreth 50 persona, kryesisht punonjës të administratës dhe të tjerë që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Gjykata ka shqiptuar për të gjithë të pandehurit një dënim dytësor -ndalimin e kryerjes së veprimtarisë në kohëzgjatje prej pesë vitesh.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të akuzuarit deri në marrjen e aktgjykimit të formës së prerë, ndërsa mbrojtja ka kërkuar masa më të lehta, për faktin se disa prej të dënuarve tashmë janë nën masat e sigurimit.

Ky aksident pati shkaktuar reagime të shumta në opinion, për shkak të zgjatjes së procedurës gjyqësore dhe “dyshimeve për ndikime politike me qëllim shpëtimin e personave të caktuar dhe hedhjen e fajësisë vetëm te shoferi i autobusit”.

Procesi gjyqësor pati rrezikuar edhe kthimin në rigjykim, për shkak të emërimit të gjykatëses së rastit në Gjykatën e Apelit. Por, pas reagimit të palës mbrojtëse, familjarëve dhe opinionit më të gjerë, gjykatësja është kthyer në detyrë për të marrë vendim për këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...