Një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg për trafik droge në Gjermani.
Autoritetet gjermane e arrestuan atë më 11 korrik të vitit të kaluar, bashkë me bashkoshorten e tij, një punonjëse bankare, e cila u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg për mashtrim klientësh me më shumë se 600 mijë euro.
Prokuroria e kishte akuzuar për trafik komercial të lëndëve narkotike në masë të madhe. Gruaja, tashmë e dënuar, u akuzua për falsifikim dokumentesh nga policia holandeze dhe gjykata e rrethit Ëuppertal.