4.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Denoncimet e dyanshme për kandidatët e PS dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Celibashi: Do nisim procesin e verifikimit

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, është pyetur këtë paradite të së hënës nga gazetarët, lidhur me dy rastet e kandidatëve për kryetar bashkie të denoncuar, një nga lista e koalicionit të Sali Berishës e Ilir Metës, dhe një nga lista e PS.

Konkretisht, PS ka denoncuar kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Shijak, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar kandidatin e PS në Kuçovë. Po ashtu, nga ana tjetër edhe PD e Gaz Bardhit ka denoncuar kandidatin e PS në Mallakastër.

Celibashi tha se për këto dy raste, ditën e mërkurë do të hapet procesi, dhe nëse rezulton se do të jetë nevojë për hetim të thelluar, do të angazhohet Prokuroria për ta bërë.

“Sa i përket pretendimeve në dy raste, mbi përputhshmërinë me ligjin për dekriminalizimin, me shumë mundësi të mërkurën do hapim procesin e shqyrtimit të kërkesave. Nëse do jetë rasti për procedim me hetim të theluar, do i kërkojmë Prokurorisë të angazhohet, në të kundërt do merret vendimi nga komisoneri për këta kandidatë”, deklaroi Celibashi.

Sakaq ai tha se po ashtu janë duke u shqyrtuar edhe tre raste që lidhen me regjistrimin e kandidatëve, një për këshillat bashkiakë dhe dy për kryetar bashkie.

“Presim shqyrtimin e tre rasteve që lidhen me regjistrimin e kandidatëve, s’ka të bëjë me verifikimin për dekriminalizim, por po shqyrtojmë aspekte teknike të regjistrimit. Bëhet fjalë për një për anëtarë këshilli dhe dy kandidatë për kryetarë bashkie, mos gaboj është Devolli dhe bashkia Finiq”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja e Jani Aliaj në burg, hetimet marrin kthesë: Dyshime se autor është i...

0
Hetimet për vrasjen e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos në Greqi kanë hyrë në një fazë të re, duke hedhur dyshime të...

Vdes në burgun e Shkodrës një i paraburgosur 19-vjeçar, nisin verifikimet për rrethanat

0
Një i paraburgosur ka ndërruar jetë ditën e sotme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se...

Horoskopi ditor, e Hënë, 26 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon durim. Mos reagoni menjëherë ndaj provokimeve. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi në vendime. Çështjet praktike ecin përpara. ♊ Binjakët Komunikimi ju ndihmon të zgjidhni...

Parashikimi I motit, e Hënë, 26 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe i paqëndrueshëm. Në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojnë vranësira mesatare deri të dendura, me...

Aulona Musta: “Mateo ka pëlqim për Brikenën, por ajo mund të ketë një histori...

0
E ftuar në “Fan Club”, Aulona Musta komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sipas saj, ndërsa Mateo duket...