5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Deputetët e PD mungojnë në seancën e tretë për zgjedhjen e presidentit të vendit

Është zhvilluar në Kuvend, seanca e tretë për zgjedhjen e presidentit të vendit, raund i cili ka dështuar për shkak se nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Ajo që u vërejt në këtë seancë ishte mungesa e deputetëve të PD-së, të cilët pranuan të ishin pjesë e negociatave për zgjedhjen e presidentit. E vetmja nga opozita që ka qenë e pranishme në sallë është deputetja Ina Zhupa.

Më pas në sallë kanë mbërritur dhe përfaqësues të tjerë të Rithemelimit, si deputetët Edi Paloka, Luçiano Boçi dhe Luan Baçi.

Tashmë zgjedhja e presidentit të ri të vendit, duket se është një punë vetëm e socialistëve, pasi në raundin e katërt dhe të pestë, Kushtetuta e parashikon që kreu i shtetit të zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash, për të shmangur krizën institucionale, dhe dërgimin e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Fillimisht opozita e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, u bë pjesë e negociatave për zgjedhjen e presidentit, por në ditët e fundit, duke mos marrë garanci se socialistët do të mbështesnin propozimet e tyre, zgjodhën të linin në mes procesin, me pretendimet se kishin nxjerrë Edi Ramën ‘lakuriq’.

Raundi i katërt pritet të mbahet jo më larg se e hëna e javës së ardhshme, ku pritet të kemi dhe presidentit e ri të vendit, i cili do të pasojë në këtë post Ilir Metën, ndërsa ky i fundit do ti kthehet jetës aktive politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...