27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Deputeti Agron Shehaj: “Jemi duke mbledhur firmat për të bërë kërkesën për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka”

Deputeti demokrat, Agron Shehaj u shpreh sot se grupi parlamentar i PD-së, do të mbledhë firmat për të kërkuar në Kushtetuese heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka.

Në një konferencë për mediat ai u shpreh se faktet provojnë që ajo ka shfrytëzuar mandatin për të përfituar tokë shtetërore në përdorim në jug të vendit për të ngritur një resort buzë detit.

“Jemi duke mbledhur firmat për të bërë kërkesën për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Pronat janë të gjitha këto që kemi shfaqur. Nuk kemi të bëjmë me një “shpjegim” të sajuar, apo deklarata politike, por kemi të bëjmë me fakte dhe dokumente. Në fund fare është ministrja ajo që ka përfituar pronën në përdorim”, tha Shehaj.

29/03/2021- Bashkëshorti i Xhaçkës Investitor Strategjik

Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania “AG.TÇ”  SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në  Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite.

25/06/2021- Krijohet kompania e kunatës së Xhaçkë

Për të shmangur formalisht shkeljen e ligjit, krijohet kompania “AGTÇ HOTEL MANAGEMENT”, në pronësi të kunatës së ministres Xhaçka, shtetases amerikane znj. Sutton, e cila prej vitesh jeton në Tiranë dhe bashkëjeton me vëllain e ministres Xhaçka.

15/07/2021 Kunata e Xhaçkës Investitore Strategjike

Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike.

02/03/2022- Kunata e Xhaçkës merr pronën publike në përdorim

Qeveria Rama i jep familjes Xhaçka tokën në  bregdet në perdorim në shkelje të nenit 70 të Kushtetutës që ndalon çdo përfitim për deputetët nga pasuria e shtetit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...