26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Deputeti Spaho: “Parlament pa opozitë ka pasur në kohën e Enverit, s’do lejojmë të përsëritet”

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, duke folur përmes lidhjes live nga kryetari i PD-së Sali Berisha.

Spaho u ndal te projekti i portit të Durrësit, teksa më pas kërkoi që opozita të lejohet të flasë. Ai tha se parlament pa opozitën ka pasur vetëm në kohën e Enverit dhe nuk do të lejohet të përsëritet.

“2 mld euro të tjera që ia fal vetes së vetë. Veç këtyre bën përjashtime nga taksat, 220 mln euro të tjera dhe mburret për një fitim hipotetik që do ta paskemi nga 33% prej 380 mln euro. 4 mld e 200 mln euro ia heq Shqipërisë, pa llogaritur efektet e mospasjes së portit , i cili sot përpunon 4 mln ton mallra dhe në këmbim përpiqet të na hedhë hi syve. Duhet të lejojë opozitën të flasë. Çdo deputet ka të drejtën të flasë 10 minuta. Nuk ka parlament nëse opozita nuk flet. Parlament pa opozitë ka pasur në kohën e Enverit dhe ne nuk do lejojmë të përsëritet. i bëj thirrje dhe kolegëve nga e majta dhe Pandit që ndryshon mimikën, ke qenë student i dhjetorit Pandi, ke luftuar për fjalën e lirë, mos u ndrydh nga çizmja e Edi Ramës. Ngrije zërin dhe jepi të drejtat opozitës”, tha Spaho.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...