6.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Deputetja Albana Vokshi: Opozita nuk mund të lejojë një farsë në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në një emision televiziv, ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me situatën politike në PD dhe zhvillimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore online. Ajo theksoi se organizimi i mbledhjeve online me një grup deputetësh që nuk kanë lidhje me opozitën tregon që ka një pozitë dhe jo opozitë. Vokshi tha se opozita e vërtetë nuk mund të lejojë zhvillimin e një farse.

Deputetja kritikoi kryetarin e PD, Lulzim Bashën, duke thënë se u zgjua nga gjumi kur 47 deputetë kërkuan ndryshimin, dhe shtoi se opozita kishte kërkuar ndryshime në përbërjen e komisioneve. Vokshi akuzoi se 4 deputetë që nuk përfaqësojnë opozitën po përfshihen në komisionin e Reformës Zgjedhore, duke e cilësuar këtë si një farsë. Ajo gjithashtu kërkoi ndryshimin e përbërjes së komisionit dhe ka shprehur mosmarrëveshjen me mënyrën se si është duke u zhvilluar procesi.

“Ne kemi bërë të ditur se s’do lejojmë zhvillim normal të komisioneve, siç është dhe rasti i Reformës Zgjedhore. Të zhvillosh mbledhje online me një grup deputetesh që s’ka lidhje me opozitën, tregon se ka pozitë e jo opozitë.

Opozita prej disa muajsh ka bërë një kërkesë duke arsyetuar që komisioni ka dështuar. U zgjuan nga gjumi ata që fjetën për dy vjet. Basha u zgjua nga gjumi letargjik kur 47 deputetë kërkuan ndryshimin. Si mund të jenë 4 deputetë që nuk e përfaqëson opozitën. 7×7=42 me matematikën e Ali-Bashës. 7 deputetë që s’janë opozitë, por pengje janë të përfshirë me 4 deputetë. Çfarë matematike është kjo? Matematikë e Bashës.

Ne nuk lejojmë dhe nuk kemi për të lejuar një farsë. Ne kemi kërkuar që të ndryshohet përbërja se ka ende emra të ish-kolegëve”, u shpreh Vokshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...