34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

‘E pashë që nuk ishte mirë’/ Vetëvrasja e nënkomisarit në Durrës, miku tij i ngushtë zbulon bisedën e fundit me të

Nënkomisari Ervin Kibja ka rrëfyer bisedën e fundit që ka zhvilluar me kolegun e tij të policisë së Durrësit, Arben Pjeçi, i cili ka vetëvrasur ditën e djeshme. Kibja bëri me dije se në takimin e tyre të mërkurën, Pjeçi duket se ishte i rënduar nga gjendja psikologjike dhe nuk e ka pritur mirë vendimin e gjykatës për akuzën e kundravajtjes penale “Plagosje e lehtë”. Nënkomisari tha se Pjeçi ishte shumë i respektuar në ambientin e punës dhe se ishte një tronditje e madhe për kolegët e tij. Përveç kësaj, Kibja tha se Pjeçi nuk shprehte shumë problemet e tij dhe ishte i prekur nga dënimi i marrë. Gjithashtu, ai tha se do të ketë një komunikatë zyrtare nga policia ose prokuroria më vonë për të sqaruar ngjarjen.

“Si çështje është nën hetim nga prokuroria. Jemi shumë të tronditur. Sapo ka përfunduar ceremonia mortore. Njihem prej shumë vitesh dhe njihet si njeri shumë i respektuar, përcillte energji pozitive, ishte i qeshur me kolegët. Shumë i respektuar ndaj punës. Ishte si një bombë për ne.

Kishim që në mëngjes që përpiqeshim të lidheshim me të ndjerin pasi kishim dhe një trajnim në orët e para të ditës. Nuk na është përgjigjur. Shkuam dhe te zyra e tij, i kemi rënë telefonit por ishin pa zë dhe nuk dëgjoheshin.

Janë disa veprime të tjera që kemi bërë në bashkëpunim me prokurorinë por ndoshta do të shprehet policia apo prokuroria më vonë në një komunikatë zyrtare.

Pardje ka qenë, i kam folur dhe ka reaguar pak me vonesë. E pash që nuk ishte mirë nga gjendja psikologjike. Jemi ulur në zyrën time kemi konsumuar një kafe, e pash që ishte shumë i mërzitur për disa probleme që kishte”, tha Kibja.

Ky i fundit theksoi më tej se Pjeçi shumicën e problemeve nuk i shprehte dhe se për dënimin e dhënë, ishte i prekur.

“Problemi që ka patur me problematikën e policisë, për dënimin, ishte pak i prekur. Jemi munduar ta përkrahim dhe nuk na e ka dhënë përshtypjen se do shkonte deri në këtë pikë.

Ishte person që nuk është shprehur shumë, shumicën e gjërave i ka mbajtur brenda vetes. Nuk e përfundonte mendimin”, tha Kibja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...