28 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kundër “shkrirjes” së gjykatave në Jug të vendit në një të vetme

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shprehet kundër shkrirjes së Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë dhe atë të apelit Gjirokastër.

Ajo shkruan në rrjete sociale, se mbyllja e Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, Gjykatës së Apelit Gjirokastër, është në dëm të mijëra qytetarëve.

Sipas deputetes demokrate, nëse këto dy gjykata do shkrihen me gjykatat në qytete të tjera, do të rriten kostot për qytetarët që duhet të lëvizin më larg për të ngritur apo për të ndjekur proceset e tyre gjyqësore.

Zhupa kërkon nga Institucionet e Drejtësisë që të heqin dorë nga mbyllja e Gjykatës së Sarandës dhe Gjirokastrës dhe të shtojnë trupat e gjyqtarëve.

Postimi i Zhupës:

Qeveria parashikon të mbyll Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë dhe Gjykatën e Apelit Gjirokastër që mbulojnë me juridiksion ankesat e qytetarëve dhe subjekteve të Sarandës, Ksamilit, Konispolit, Finiqit, Delvinës, zona që përfaqësoj si deputete.

Ky është një akt i dëmshëm për banorët e këtyre zonave dhe një akt i papërgjegjshëm i qeverisë nga i cili duhet të tërhiqet.

Qytetarët do kenë pamundësinë për të shkuar në gjykatë për shkak të largesisë, gjendjes
ekonomike, rrugëve të amortizuara.

Shumë qytetarë do të vuajnë rritjen e kostove, humbjen e kohës duke i cënuar kështu në të drejten qe pretendojne se mund ta zgjidhin në këto gjykata.

Nëse Gjykata e Sarandës do të shkrihet dhe do të bashkohet me atë të Rrethit Gjyqësor Gjirokaster, konstatohet se vetëm largësia për të shkuar qytetaret e ketyre zonave në Gjykatën Gjirokaster, duhet të udhëtojnë rreth 80 – 90 apo 130 km rrugë duke llogaritur fshatrat e larget të ish Rrethit Sarandë. Nëse Gjykata e Apelit Gjirokaster shkrihet dhe bashkohet me atë të Vlorës ose dërgimi në Fier, aksesi për të shkuar pranë Gjykatës nga qytetarët e Bashkisë Sarandë , Delvinë , Finiq, Konispol shkon rreth 150 – 180 kilometra pa llogaritur kthimin.

Imagjinoni kostot financiare dhe kohore për qytetarët. Por gjithashtu edhe shpenzimet e transportit dhe sigurisë dhe angazhimin e stafit të drejtorisë së burgjeve për dërgimin për gjyqe të burgosurit për cilëndo vepër penale në Gjirokastër apo me keq në Fier ose në Vlorë.

Fakt është që për shkak që këto zona jane bregdetare dhe vuajnë një problem madhor në vite të pronësisë ne marrëdhënie me zyrat e Kadastres etj, ku dhe mbi 18.000 dosje të Agjenise se Trajtimit të Pronave ja kane kaluar për kompetencë Gjykatave te Shkalles së Parë, bëjnë që interesi i qytetarëve të këtyre zonave është shumë i lartë.

Ligji ka përcaktuar se gjykata më e vogël mund funksionoj me trupë prej 7 gjyqtarësh.

I bëj thirrje Institucioneve të Drejtesise që në rekomandimet e tyre të pengojnë mbylljen e Gjykatës së Sarandës, të shtojnë numrin përkates të gjyqtarëve, gjithashtu Gjykatën e Apelit Gjirokaster si institucion i nje rendesie te vecante i rajonit te jugut te ekzistoj bashkë me prokuroritë pranë këtyre gjykatave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...