4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Deputetja Ina Zhupa akuzon gardën e Republikës për bllokimin e hyrjes në Kuvend

Sot, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi Gardën e Republikës për bllokimin e hyrjes në Kuvend për të dhe për deputetët e tjerë të papërjashtuar nga Kuvendi. Zhupa tha se ata kishin për qëllim të merrnin pjesë në seancën plenare dhe në mbledhjen e komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ajo shprehu shqetësimin se kjo ishte një ndërhyrje vandale dhe akuzoi kryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi, për urdhërimin për këtë veprim. Situata po vazhdon të tensionohet në skenën politike shqiptare, duke përfshirë bllokimin e deputetëve të opozitës nga punimet në komisionet parlamentare.


“Ne, zonjat deputete, bashkë me kolegët jemi përballur me një situatë të paprecedentë, duhet të përballeshim me Gardën”.

Ne ishim të papërjashtuara dhe donim të hynim në seancën plenare për çështjet të zgjedhësve, por Garda e Republikës me urdhër të kryetares së Kuvendit, ka vepruar në mënyrë vandale”, tha Zhupa.

“E njëjta skenë u përsërit dhe sot, sepse me sa duket ky është një urdhër i marrë nga Nikolla.

E kemi patur të pamundur të hyjmë në kryesi, sepse në fund të fundit kërkojmë të marrim pjesë si përfaqësues të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, po kërkojmë Komisionet Hetimore që kanë interes publik, kërkojmë të respektohet Kushtetuta”, tha Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...