10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Deputetja Socialiste detajon marrëveshjen për pensionet me Italinë

Deputetja e Partisë Socialiste, Dasantila Tahiraj, njëherësh anëtare e Komisionit të Medias dhe Arsimin, solli detaje të reja nga marrëveshja e firmosur pak ditë më parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për pensionet e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.

E ftuar në një program televiziv, Tahiraj tha se brenda një muaji kjo marrëveshje do të ratifikohet si në Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe në atë të Italisë. Ajo gjithashtu ndau informacion rreth procesit të ngjashëm me shtetet nordike dhe marrëveshjes me Greqinë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për shqiptarët nëpër botë.

Deputetja gjithashtu sqaroi se marrëveshja nuk ka një kosto financiare të konsiderueshme, ndërkohë që garantohet mbajtja e kontributeve të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ajo paralajmëroi se marrëveshja pritet të kalohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Kuvendin Italian brenda një muaji nga data e nënshkrimit, duke theksuar rëndësinë e saj për komunitetin shqiptar.

“Shumë marrëveshje të tjera janë në proces dhe për shtetet nordike, sepse ne aktualisht ne kemi shumë shqiptarë nëpër botë të cilët ne duhet t’i mbështesim.

Edhe me Greqinë jemi në proces, janë zhvilluar dy takime deri më tani, por akoma nuk është konkretizuar dhe mendoj se realizimi i marrëveshjes me Italinë është një arritje shumë e madhe. Dhe ajo me Greqinë është e njëjta gjë dhe është mirëpritur nga shqiptarët që kontribuojnë atje.

Mungesa e një marrëveshje të tillë i rrezikon mospërfitimin e njohjes së kontributeve atje.

Marrëveshja nuk është se ka një kosto të mirëfilltë financiare, por me këtë marrëveshje nuk humbet kontributi i askujt.
Brenda një muaji kjo marrëveshje do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë dhe po ashtu do të ndodhë dhe në Itali, dhe menjëherë do të hyjë në fuqi”, u shpreh Dasantila Tahiraj

Lidhur me zhvillimet në parlament, Tahiraj theksoi rëndësinë e konsensusit në çështjet e reformave dhe nismave të mëdha. Në lidhje me opozitën, ajo e cilësoi aktualen situatë si një problem vetëm të opozitës në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...