24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Partia Socialiste nis përgatitjet për zgjedhjet e 2025-s, Asambleja e re mbahet të dielën

Tre mandatet qeverisëse nuk ia lanë ulur aspak ritmin socialistëve për të aspiruar edhe një të katërt në 2025-ën. Rifreskimi i strukturave të partisë është paralajmëruar që në dhjetor të 2023-shit nga kryesocialisti Edi Rama, me synimin që viti zgjedhor t’i gjejë gati.

E mbi këto objektiva, të dielën është thirrur edhe asambleja e Partisë Socialiste. Mbi 300 anëtarë të Asamblesë janë njoftuar përmes një mesazhi se punimet do të mbahen më 11 shkurt në orën 10.30.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, është kujdesur t’i kujtojë anëtarëve të Asamblesë, se pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme, dhe se mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

Fokusi do të jetë për raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor, aty nga ku kryeministri Edi Rama njoftoi se pranvera e 2024-ës do ta gjejë Partinë Socialiste me struktura të reja. Asambleja do të mbahet me dyer të mbyllura, ku veç organizimit të partisë nuk do të mungojnë as mesazhet politike.

Ky proces riorganizimi i PS-së, ka nisur që në korrik të 2023-shit, me shkarkimin e sekretariatit të Partisë, lëvizje e cila spostoi Damian Gjiknurin nga posti i sekretarit të përgjithshëm për t’ia besuar detyrën Blendi Klosit. Ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit e degëve në bazë, ndërsa në muajin prill pritet të zhvillohen zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS. Kongresi i ri, do të zgjedhë asamblenë e re, e kjo e fundit si organi më i lartë vendimmarrës në Partinë Socialiste do të votëbesojë anëtarët e rinj të kryesisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Me krenari dhe ndërgjegje të qetë po mbyll një kapitull të rëndësishëm”/ Jep dorëheqjen...

0
Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në rrjetet...

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 150 milionë euro/ Mes tyre edhe hoteli luksoz “Zig...

0
Një nga operacionet më të mëdha kundër pastrimit të parave është zhvilluar këtë të mërkurë nga SPAK, e cila ka sekuestruar pasuri me vlerë...

“Dënimi është i pabazë dhe i pakuptimtë”/ Djali i Jair Bolsonaros dënohet me burg...

0
Eduardo Bolsonaro është dënuar nga Gjykata Supreme e Brazilit me 4 vjet e 2 muaj burg, pasi u shpall fajtor për përpjekje për të...

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë/ Fuoristrada përplaset me kamionçinën te rrethrrotullimi i Kolonjës, dy të...

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës. Sipas informacioneve...

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...