23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Gazetari tregon detaje të reja për vrasjen e Liridonës: Përmend zhdukjen e 1 gruaje dhe akuzon motrat e saj për..r

Gazetari i njohur Milaim Zeka i ftuar në një program televiziv ka dhënë disa deklarata shokuese në lidhje me vrasjen e Liridonës, ku bashkëshorti i saj Naim Murseli ka qenë porositësi i këtij krimi. Zeka akuzon motivin e vërtetë të vrasjes dhe pohon se policia e Kosovës e di atë, ndërsa motra e Liridonës vazhdon të heshtë.

Zeka thekson se një femër nga Ferizaj u zhduk në Suedi dhe përmend zhdukjen e saj si pista për vrasjen e Liridonës. Ai shtoi se policia suedeze dhe ajo kosovare duhet të hetojnë fatin e kësaj gruaje. Në lidhje me dëshmitë e Naim Murselit, Zeka thotë se ndryshimi i tyre mund të jetë rezultat i këshillave të avokatëve.

Gjatë intervistës, Zeka akuzon Naimin për të dërguar mesazhe akuzuese dhe për të përpiqur të paraqesë Liridonën si tradhëtare. Ai shprehet se ka informacione për një femër të zhdukur që ka qëndruar në shtëpinë e Naimit në Suedi, duke shtuar se kjo është mjaft për hetuesit. Megjithatë, ai thotë se motrat e Liridonës duhet të flasin në polici për të rreveleuar sekretet dhe hallin e saj. Zeka përfundon duke pohuar se policia e Kosovës di motivin e vërtetë të vrasjes.

Moderatorja: Si i keni parë dëshmitë e publikuara nga Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij dhe pse Namim Murseli e ka ndryshuar dëshminë e tij.

Milaim Zeka: Se jam i bindur që ai atë gjë e ka bërë me këshillën e avokatëve. Ju e e dini që pjesa dërmuese e avokatëve në Shqipëri dhe në Kosvë, nuk janë avokatë por janë sekserë të drejtësisë dhe me këshillat e avokatëve e ka ndryshuar deklaratën, por vrasësi është çelësi i kësaj ngjarje. Un jam i bindur që prokuroria dhe hetuesit e policisë së Kosvës e dië dhe motivin dhe janë duke pritur dhe rezultatet e hetimeve edhe nga Suedia. Vrasësi deklaron që kur unë e kam ekzekutuar Liridonën, kur Naimi ka qenë brenda në makinë. Naimi ka thënë që “kam marrë fëmijët dhe kam dalë nga makina”. Ai është çelësi kryesor. Naimi mohon organizimin e vrasjes. Do dalin shumë gjëra. Unë kam folur për borxhet pafund që ka pasur, paratë me fajde. Nga ai yrysh të babait të Naimit, duke ardhur rrugës nga Suedia dhe duke dhënë deklarata për gazetarët. Që të vritet nusja e djalit, që t’i të jesh një një gjendje totalisht të shokuar dhe të gjesh gjithë atë kohë me intervista kontraverse, për mua që aty ka filluar dyshimi.

Moderatorja: Po thoni që është i përfshirë dhe e di motivin e vërtetë?

Milaim Zeka: Absolutisht po. Ai i ka dërguar mesazhe Naimit, mesazhe të Liridonës, se gjoja tani ata po mundohen të paraqitin para opinionit se Liridona e ka tradhtuar Naimin. Pse bëhet një gjë e tillë? Sepse ushtria jonë e burrave të thonë nëpër rrjetet sociale mirë ia ka bërë, ja e paska tradhtuar. Këta duan ta fitojnë gjyqin moral përpara qytetarëve.

Moderatorja: Sipas jush cili është motivi i vërtetë i vrasjes aq sa e njihni Naimin, familjarët e tij dhe keni takuar dhe të ndjerën Lirodona Ademaj?

Milaim Zeka: Unë e kam përmendur që në fillim që ekziston një femër e zhdukur. Pastaj kanë ardhur argumente të tjera. Kur flas për gjëra që janë të tipit vrasje etj., nuk jam njeri që kam vrapuar pas historive që bëjnë klikime. Është zhdukur një femër e cila ka qëndruar disa ditë në shtëpinë e Naimit dhe të babait të Naimit në Suedi dhe kaq mjafton për policinë e Suedisë dhe Kosovës që ta hetojnë. E di se kam informacione që familjarë shumë të afërt të gruas së Naimit, e dinë këtë histori dhe përsëri po them, përtej asaj mbulesës që po vazhdon të mbajë motra e Liridonës, ndër njerëzit që di më shumë për hallet dhe sekretet e Liridonës. Këta duhet të flasin në polici. Edhe një herë po e them motivin e di policia e Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...