12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Dërgohen nga një kosovar”, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë për mesazhet kërcënuese

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, bëri të ditur të martën se ka marrë një informacion zyrtar lidhur me një person të dyshuar për dërgimin e mesazheve kërcënuese në disa lokacione të rëndësishme. Sipas Daçiçit, mesazhet kërcënuese janë dërguar në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, në ambasadat serbe në Gjermani dhe Austri, si dhe në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë.

Daçiç sqaroi se personi i dyshuar është Denis Krasniqi, i lindur më 1998 në Zvicër, me prindër nga Kosova. Sipas informacioneve të marra nga autoritetet, Krasniqi aktualisht ndodhet në Kosovë, dhe është urdhëruar që të paraqitet në policinë zvicerane menjëherë pas kthimit të tij në Zvicër.

Në të njëjtën ditë, ministri serb i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç, deklaroi në një intervistë për televizionin Pink se ambasadat serbe në Gjermani dhe Austri kanë marrë kërcënime se do të jenë objekt sulmesh terroriste brenda 24 orëve të fundit. Gjuriç shtoi se për arsye të sigurisë, nuk do të jepte detaje të mëtejshme pa u konsultuar me organet përkatëse të sigurisë, për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Gjuriç bëri të ditur se masat e sigurisë janë shtuar në disa nga zyrat diplomatike dhe misionet konsullore të Serbisë në Evropë si përgjigje ndaj këtyre kërcënimeve. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për një përgjigje lidhur me deklaratat e Gjuriçit, por nuk ka marrë ndonjë reagim deri më tani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...