30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

“Ishte thjesht një aksident tragjik”, reagimi i te dashurës së viktimës së tragjedisë në Velipojë

Një aksident tragjik ndodhi më 18 gusht në plazhin e Velipojës, ku humbi jetën një 19-vjeçar italian. Ngjarja ka shkaktuar një reagim të fuqishëm nga e dashura e viktimës, Giusy Di Tella, e cila ishte e pranishme në momentin e aksidentit bashkë me të vëllanë.

Sipas informacioneve, 19-vjeçari kishte ardhur për pushime në Shqipëri me të dashurën e tij dhe vëllain e saj, por humbi jetën në plazhin e Velipojës. Pas ngjarjes, u arrestua vëllai i të dashurës së viktimës.

Giusy Di Tella, e cila gjithashtu është motra e të arrestuarit Salvatore Di Tella, tha se ata nuk kishin qenë nën efektin e alkoolit apo drogës, duke e quajtur ngjarjen një aksident tragjik dhe një përplasje të papritur. Ajo theksoi se autoritetet shqiptare kishin lëshuar trupin e të dashurit të saj dhe se ata po përgatiteshin për të kthyer trupin në Itali.

“Unë, i fejuari im dhe vëllai im kemi qenë gjithmonë shumë të lidhur bashkë,” shpjegoi Giusy. Ajo mbrojti vëllain e saj Salvatore, duke pretenduar se ai nuk kishte asnjë faj dhe akuzoi policinë për një version të gabuar të ngjarjes. Sipas saj, dy jet ski-të ishin larg njëra-tjetrës dhe ata nuk kishin qenë aq larg bregut, ndryshe nga sa është raportuar.

Giusy Di Tella tha se ajo po xhironte një video me celularin kur ndodhi përplasja në anën e djathtë të jet ski-së së tyre. Salvatore Di Tella kishte hedhur menjëherë në det për të shpëtuar Nicolan dhe e kishte nxjerrë trupin në breg, ku më pas ishte transportuar në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

“Por dua të ritheksoj se ishte thjesht një aksident tragjik. Vëllai im nuk kishte asnjë faj, madje edhe familja e të dashurit tim thotë pikërisht këtë,” shtoi ajo. “Këtu, në Shqipëri, ata domosdoshmërisht duan të gjejnë një fajtor, dhe kjo është arsyeja pse ne kërkojmë ndihmë nga autoritetet italiane,” përfundoi Giusy.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...

I maskuar dhe me kallashnikov hyri për të grabitur një banesë! Arrestohet 21-vjeçari, në...

0
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit në kuadër të dy operacioneve të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”, të zhvilluara për zbardhjen...

Zbulim i jashtëzakonshëm në Kinë! Shkencëtarët identifikojnë djathin më të vjetër në botë, i...

0
Një zbulim i rrallë arkeologjik në Kina ka hedhur dritë mbi historinë e hershme të produkteve të qumështit dhe evolucionin e mikroorganizmave, pasi studiuesit...

Vetëm pak orë pas armëpushimit! Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në...

0
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në jug të Libani, më pak se 24 orë pas shpalljes së një...

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...